ORGANIZATAT E EMRM HARTOJNË STRATEGJI ME QËLLIM TË ZHVILLIMIT TË SEKTORIT SË EKONOMISË


Me datë 7, 8 dhe 9 shtator u mbajt Punëtoria Sektoriale - Zhvillimi i Strategjisë, në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, për organizatat e Ekipit Monitorues të Rajonit të Mitrovicës. Qëllimi i seminarit ishte të zhvillohet strategjia për ndikimin e shoqërisë civile në sektorin e zhvillimit ekonomik, me fokusin në gjini si fushë ndërsektoriale. Sektori u zgjodh nga organizatat e MRMT përmes një sondazhi online.

CBM e organizoi punëtorinë në Shkup, Maqedoni, në bashkëpunim me partnerët UN Habitat dhe PAX. Njëmbëdhjetë  organizata, pjesë e Ekipit Monitorues të Rajonit të Mitrovicës, morën pjesë në punëtorinë e udhëhequr nga dy facilitatorë të jashtëm, Fatmir Bytyqi dhe Elena Gotovska.

Gjatë seminarit, grupi identifikoi sfidat kryesore lidhur me zhvillimin ekonomik dhe diskutoi se si EMRM mund të ndikojë në sektorin e ekonomisë në nivel komunal dhe atë qendror. Në sesione u theksua gjithashtu rëndësia e përfshirjes së grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve tjera të margjinalizuara.

Rezultat i punëtorisë do të jetë një dokument strategjik tre - vjeçar mbi të cilin do të bazohet puna e organizatave pjesë e EMRM për ndikim në zhvillimin ekonomik. Pasi të finalizohet, strategjia do të jetë në dispozicion online.

Programi  për Zhvillim Gjithëpërfshirës, implementohet në partneritet nga CBM, PAX dhe UN Habitat, dhe mbështetet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.

 


Qeverisje të mirë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD