KONKURS: Zyrtar i Projektit, Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës


2017-06-14, 1.06.MD | Mundësi për punë


Community Building Mitrovica po kërkon një zyrtar të projektit me përvojë që ka kuptim mbi dinamikat sociale dhe politike të komunave në veriun e Kosovës dhe posedon një rekord të formësuar të punës në drejtim të forcimit të shoqërisë civile dhe qeverisjes demokratike.

Zyrtari i Projektit do të jetë përgjegjës për të asistuar në zbatimin e një ndër komponenteve kyçe të Programit Zhvillimor Gjithëpërfshirës tre vjeçar, që implementohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe CBM. Kandidati/ja ideal/e ka aftësi të demonstruar për të asistuar në zbatimin e një projekti të madh dhe të mesëm për organizatat vendore ose ndërkombëtare, aftësi analitike dhe aftësinë për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim; Ai/Ajo ka rrjetëzim me shoqërinë civile, posedon kontakte dhe ka krijuar reputacion si figurë e pavarur.

Detyrat e zyrtarit të projektit:

Detyrat e zyrtarit do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen në:

  • Ndihmon në zbatimin e përgjithshëm të projektit;
  • Shërben si pikë e komunikimit të projektit, lidhje kryesore në mes të projektit dhe CBM;
  • Ndihmon menaxherin e projektit në ngritjen e fondeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve me donatorët;
  • Realizon marketingun e projektit dhe aktiviteteve të tij, duke siguruar sponsorizime dhe mbështetje tjetër sipas nevojës;
  • Raportimi narrativ dhe përmbushja e detyrave të administratës për menaxherin e projektit dhe drejtorin e CBM mbi aktivitetet e rregullta të projektit;
  • Identifikimi i rreziqeve gjatë zbatimit të projektit, komunikimi i risqeve të tilla menaxherit të projektit dhe çdo pale tjetër të përfshirë nga CBM, hartimin dhe zbatimin e një strategjie të menaxhimit të rrezikut / kontrollit;
  • Komunikimin e zhvillimeve të projektit për të gjitha palët e interesuara, veçanërisht organizatat partnere dhe donatorët kur është e nevojshme dhe / ose kërkohet;
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në takimet e projektit sipas nevojës;
  • Përfaqësimin e projektit para mediave, autoriteteve lokale dhe palëve të treta kur kërkohet nga menaxheri i projektit;
  • · Përfaqësimin e projektit në organizata të tjera sipas nevojës;
  • Ndihmon në hartimin dhe përpilimin e raporteve narrative dhe financiare në CBM, të destinuara për donatorët;

 

Detyra tjera teknike:

  • Të mbajë arkivin në kabinetin e dosjeve në zyrë për të gjitha projektet për të cilat ai/ajo është përgjegjës (që janë në pritje, po vazhdojne ose janë të përfunduara), me (së paku kopjet) e të gjitha dokumenteve relevante;
  • Të mbajë tryezën personale dhe hapësirën e punës të rregullt dhe të disponueshme për mirëmbajtësin për t'a pastruar siç duhet;
  • Disponabiliteti gjatë orarit të punës, në mënyrë të fiksuar me e-mail (të parandaloni bllokimin e llogarisë, kontrollim në baza ditore) dhe telefon (zyrë ose telefon mobil);
  • Prezencë dhe pjesëmarrje aktive në mbledhjet dhe trajnimet e stafit (edhe jashtë vendit kur është e nevojshme);
  • Kur është e mundur, kërkohet dhe rekomandohet, të jetë i/e pranishëm në aktivitetet e projekteve të CBM;
  • Sigurimi i një përditësimi dhe plani të punës për çdo javë me e-mail;

 

KËRKESAT

  • Përvojë në punën me projekte të mëdha dhe të mesme në sektorët e komunitetit ose të zhvillimit ndërkombëtar
  • Kuptimi i dinamikave shoqërore dhe politike në komunat e veriut të Kosovës, rrjetëzim me shoqërinë civile dhe posedimi i kontakteve politike në rajon(mirëpo reputacion të ndërtuar si i/e pavarur dhe imparcial/e)
  • Aftësi analitike
  • Në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme nën presion, dhe si anëtar/e e ekipeve të gjëra dhe të larmishme
  • Shkathtësi të komunikimit profesional, si verbal ashtu edhe me shkrim
  • Shkallë akademike/diplomë të njohur, mundësisht në një fushë relevante në linjë me thirrjen
  • Njohja/Rjedhshmëri në gjuhën angleze dhe shqipe; Njohja e gjuhës serbe është aset

 

INFORMACIONE SHTESË:

  • Do të merren parasysh vetëm aplikacionet e plota.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

SI TË APLIKONI

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cbmitrovica.org:

Curriculum Vitae(CV);

Letrën e Motivimit (duke specifikuar kualifikimet tuaja përkatëse për këtë pozicion të veçantë dhe motivimin tuaj për të punuar në Community Building Mitrovica);

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Ju lutemi përdorni “Project Officer - Application” si subjekt në emailin tuaj.

 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM:  30.6.2017, 16:00