|
KONFERENCA INAUGURUESE E FORUMIT PËR QYTETET NË TRANZICION,
MITROVICË, MAJ 2010
Për herë të parë, Mitrovica do të jetë nikoqire e konferencës së organizuar për forumin e qyteteve në tranzicion nga 24 deri 28 Maj 2010. Kjo konferencë ngazëlluese, për një javë pune në qytetin e Mitrovicës, do të sjell së bashku Kryetar Komunash, këshilltarë, udhëheqës të policisë, përfaqësusesë biznesesh, media dhe shoqëri civile nga dhjetë qytete të katër shteteve Përfaqësuesit e konferencës do të diskutojnë sfidat dhe sukseset e administratës publike në qytetet në tranzicion nga konfliktet . Përfaqësuesit do të bisedojnë se si funksionojnë shërbimet e tyre komunale dhe si ti përmirësojnë ato, përfshirë këtu çështjet si strehimi, zhvillimi i biznesit, angazhimi i qytetarëve, dhe politikat, të ndihmuara nga ekspertët nga të gjitha anët e botës dhe natyrisht edhe nga qyteti i Mitrovicës. Përfaqësuesit gjithashtu do të përjetojnë jetën në Mitrovicë, duke vizituar projektet dhe vende ku qytetarët janë bashkuar që të tejkalojnë vështirësitë në jetën e tyre të përditshme. Ata do të qëndrojnë në hotele si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër, si dhe do të jenë të shoqëruar nëpër qytet. Programi përfshinë vizitat nëpër shkolla të mesme në Mitrovicë, një piknik përgjatë lumit, një garë talenti për të rinjtë dhe një koncert nga shkolla e rokut të vet qytetit të Mitrovicës. Përfaqësuesit e konferencës do të janë të udhëhequr gjatë gjithë javës nga një skuadër e përbërë nga 30 vullnetarë ndërkombëtarë dhe vendor. Forumi për Qytetet në Tranzicion është themeluar në Boston në Prillin e vitit 2009 nga përfaqësuesit e qyteteve: Kirkuk, Nicosia, Derry/Londonderry dhe Mitrovica. Është një iniciativë e Universitetit të Massachusetts Boston, i cili ishte nikoqire e konferencës së kaluar. Universiteti dhe Fondacioni i Irlandës Veriore në Belfast janë Sekretariati i forumit. Përfaqësues nga Beiruti, Belfasti, Derry/Londonderry, Haifa, Jerusalemi, Kaduna, Kirkuku, Mostari dhe Nikozia do t’i bashkëngjiten delegacionit nga Mitrovica për këtë konferencë të shumëllojshme dhe vërtetë ndërkombëtare. Drejtor i këtij forumi, Profesor Padraig O’Malley, e quan, këtë konferencë inauguruese në Mitrovicë, një ngjarje historike për vet qytetin. “Kur është krijuar forumi për Qytetet në Tranzicion, shumë pak qytete besuan se Mitrovica do të mund t’ia dale me këtë rast. Mitrovica jo vetëm që ia doli, por ajo i tejkaloi të gjitha pritjet. Kjo, me të vërtetë, jo vetëm që do ta vendosë këtë Forum në hartë – por do të vendosë vet Mitrovicën në hartë gjithashtu,” ka thënë Prof. O’Malley. Forumi i Mitrovicës, përbëhet nga nëntë anëtarë të jugut dhe të veriut të qytetit të Mitrovicës, dhe udhëheqë konferencën, me përkrahjen e Universitetit të Massachusetts dhe Fondacionit të Irlandës Veriore. Dy OJQ të qytetit, Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile( CCSD) dhe Community-Building Mitrovica (CBM), ofrojnë koordinimin teknik për Forumin e Mitrovicës. Valdete Idrizi nga CBM-i tha, “Si qytetare e Mitrovicës, unë jam e ngazëllyer që jam pjesë e një ngjarjeje shumë të veçantë dhe të rëndësishme.. Qyteti ynë ka një mundësi të vërtetë të shkëmbejë përvojat dhe idetë me aq shumë njerëz të pjesëve të ndryshme të botës, për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Kjo gjithashtu është një mundësi shumë e mirë që të fillojmë bashkëpunimin ndër-qytetarë me qytetet e katër shteteve të ndryshme. Unë me padurim e pres një gjë të tillë !” Momčilo Arlov, nga CCSD, thotë, “Mundësitë janë të pakta, me përfaqësuesit e qyteteve me ndjeshmëri të pas luftës që të ndajnë përvojën në përmirësimin e kualitetit të jetës së përditshme të qytetarëve. Forumi i Qyteteve në Tranzicion na ofron një mundësi të tillë. Më tepër na nevojitet një vizion se sa direktivat dhe deklaratat politike, guximi për të ndërmarrë ndryshime të vërteta që të adresojmë prioritetet urgjente të komunitetit – jo nismat artificiale të cilat u shërbejnë nevojave të donatorëve dhe vetëm palëve në interesa politike. Ky Forum nuk është i ngarkuar me politikë-të lartë, por në të vërtetë përkrahë dialogun teknik dhe bashkëpunimin ndër qytetarë. Qytetarëve tanë u nevojitet ky Forum.” FUND Shënim nga redaktori: Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: citiesintransition.net Ko-ordinatore e konferencës: Mia Marzouk
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
+381 65 4615 130/ +377 44 763 067 Asistente e e konferencës: Ardiana Osmani
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
+377 44 753 819 / +386 49 254 810 |