Skip to content

CBMitrovica

Narrow screen resolution Wide screen resolution Increase font size Decrease font size Default font size
Faqja kryesore arrow Mediat dhe PR
Mediat dhe PR
Trajnimet CBM PDF Printoni E-mail
Shkruar nga webmaster   
Tuesday, 20 January 2009
cbm trainingcbm trainingcbm trainingcbm training
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 20 January 2009 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Media dhe PR PDF Printoni E-mail
Shkruar nga webmaster   
Wednesday, 05 November 2008
ZhKM-ja është OJQ   njohur gjerësisht dhe e respektuar, dhe shpesh pranon vizitorë nga e gjithë bota. Për më tepër, ZHKM-ja ose projektet dhe aktivitetet e saja rregullusht vecohen ne media në te dy nivelet nacionale dhe internacionale. Ju lutem lexoni informatat më poshtë nëse mendoni ta vizitoni ZHKM-ën, posaqerisht nëse vini nga jashtë. VIZITA E ZHKM-ës

ZHKM-ja ndodhet në zemrën kumbuese të qendrës së OJQ-ve në Mitrovicë; pavarësisht nga programit të ngarkuar të stafit tonë, dyert e zyrës janë gjithmonë të hapura. Njerëzit hyn e dalin tërë ditën, për të gjitha llojët e punëve. Megjithëse ne jemi mësuar me këso lloj angazhimesh, do të ( posaqërisht nëse ju vini nga jashtë) dëshironit të na vizitoni, ne do ta vlerësojmë shumë nëse ju do të na njoftoni për vizitën nëpërmjet emailit jo më vonë se 5 ditë pune para se ju të planifikoni të vini. Në këtë rast, ne do të mund të verifikojmë disponueshmërin e anëtarit të stafit që dëshironi ta takoni për të ju siguruar që ne mund të japim vëmendje të plotë dhe mirëseardhje të ngrohtë.

GAZETARËT & KRIJUESIT E FILMAVE

Mitrovica është një vend interesant për gazetar dhe krijuesve të filmit, dhe jo befasisht ka qenë e vequar në shumë artikuj dhe dokumentarë.  ZHKM-ja shpesh ka këshilluar gazetar dhe krijues të filmave të cilët duan të punojnë në Mitrovicë. Ne fuqishëm mbështesim këto iniciativa, dhe dëshirojmë te cekim që gazetarët dhe krijuesit e filmave të cilët mendojnë të vinë në Mitrovicë i këshillojmë që të konsultohen me ZHKM-ën ose organizata tjera lokale për të punuar në një ambient politik kompleks. Në ZHKM, ne kemi një lidhje të mirë me gazetar lokal me eksperiencë dhe krijues të filmit në të dy anët veri dhe jug të Mitrovicës, të cilët mund të ju ndihmojnë në punën tuaj (SHENIM: mbani në mend që për shërbimet e tyre mund të kërkojnë në një farë mënyre shpërblim, varet nga këshillat ose puna që ju duani ta bëjnë për ju, dhe sa kohë shpenzoni me ata). Kujtoje që është më mirë të pyesësh para se të angazhoheni në cfardo lloji aktiviteti të gazetarisë apo filmit, për të mos jetë provokative. STUDIUESIT

ZHKM-ja rregullisht vizitohet nga dijetar, studiues dhe student të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë ekspertizën e ZHKM-ës dhe rrjetin e gjerë të lidhjeve. Megjithëse nuk kemi politika zyrtare për kërkimin e visitorëve studiues, në e vlerësojmë atë që të na njoftoni  më së paku një muaj para se të planifikoni të na vizitoni. Ju lutem na specifikoni me pak fjalë ( jo më shumë se 1 faqe A4) informatat në vazhdim në emailin e paraqitjes ose në letër:
•   Emri dhe kualifikimi juaj (edukimi dhe profesioni)
•   Antarësimi juaj institucional (Universitet, gazette, institute studiues, organizata etj);
•   Propozimi dhe qëllimi I studimit tënd, përfshirë arsyen (max. 500 fjalë, ju lutëm të      mos na dërgoni projekte studimi pasi që ne nuk jemi instutucion akademik!);
•   çfarë pritni nga ZHKM-ja;
•   çfarë do të ndodh me resultatet e studimit tuaj: ku do te jenë të publikuara, kush do të ket qasje në to e te tjera
Me mirësi kërkojmë nga ju të na dërgoni një kopje të versionit përfundimtarë dhe/ose qfardo publikimi të punës si pjesë e ZHKM-ës ( nuk keni nevoj të na dërgoni
hard copy, kopje digjitale do të na mjaftonte. Do të jetë e publikuar puna juaj në libra ose formë raporti, ju lutën na dërgoni informatat rreth botuesit, titullin, redactorët dhe ISBN).