|
Shkruar nga webmaster
|
|
Monday, 03 November 2008 |
|
Zhvillimi i Komuniteteve në Mitrovicë është organizat joqeveritare (OJQ) funksionon në fushën e paqës dhe zhvillimit të komuniteteve në regjionin e gjerë të Mitrovicës në veriun e Kosovës. Qëllimi në tërësi i ZHKM-ës është të lehtësoj kontaktin dhe dialogun në mes qytetarëve në gjithë komunën e Mitrovicës. Stafi i ZHKM-ës përbëhet nga qytetarë të devotshëm-bashkë Sërb dhe Shqipëtar-të cilët janë rritur në këtë regjion dhe dëshirojnë ta rikthejnë besimin e mëparshëm madje edhe shoqërimin që lufta dhe politika e shkatërroj. Duke mbështetur shumë projekte konkrete të cilat adresohen me nevoja direkte nga komunitetet locale, ZHKM-ja kontribon në mënyrë modeste për këto synime. Puna e viteve të kaluara ka arritur të organizoj reputacion të fortë në të dy anët e Ibrit. Fushat në të cilat ZHKM-ja punon janë: media, kulturë, rini, gra, minoritete, dialog, dhe kthimin e refugjatëve dhe PZHBV ( Personat e Zhvendosur Brenda vendit). Projektet e ZHKM-ës janë të hapur për të gjithë pjestarët e komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, dhe më gjerë. ZHKM-ja shpesh bashkëpunon me OJQ-t tjera, ndihmon iniciativat lokale, punon me institucionet qeverise lokale dhe organizatat internacionale në kërkim të inicoj, të zhvilloj dhe të implementoj aktivitete, për përfitim të komuniteteve, në Mitrovicë dhe më gjerë. Që nga Shkurti 2003, ZHKM-ja është zyrtarisht e regjistruar sipas rregullorës së UNMIK-ut 1999/22 në regjistrimin dhe operimin e OJQ-ve në Kosovë (OJQ Certifikata e Regjistrimit). Ajo njëkohësisht është e pajisur me çertifikatë OJQ me Status të Beneficuar (rregullorja e UNMIK-ut 1999/22). |
|
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 20 January 2009 )
|