Skip to content

CBMitrovica

Narrow screen resolution Wide screen resolution Increase font size Decrease font size Default font size
Kultura
NJOFTIM PĖR SHTYP PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Aferdita Syla   
Monday, 23 August 2010
Mitrovicë, 17 Gusht, 2010 

Rokerët Holandez dhe CBM sjellin së bashku të rinjtë e Kosovës nga zonat e tensionuara

Akademia e Rokut e Holandes dhe CBM do të punojë me rininë e qytetit nga zonat e tensionauara Prej datës 22 deri ne 29 Gusht, 34 muzikantë të rinjë të Kosovës do të udhëtojnë për në Shkup, Maqedoni, ku do te organizohet shkolla verore e muzikës rok. Kjo shkollw udhëhiqet  nga gjashtë trajnerë të muzikës rok që vijnë nga Akademia e Rokut Fontys, Holandë. Pjesëmarrësit e rinjë janë nga Mitrovica, qytet në Kosovë, ku lufta dhe konflikti etnik kanë lënë një ndarje të ngurtë në mes etnive shqiptare dhe serbe.   Në mbrëmjen e 27 Gushtit, të gjithë pjesëmarrësit do të performojnë një koncert në ambient të hapur në Parkun e popullarizuar të qytetit të Shkupit. Gjatë javws para koncertit, të rinjtë e Mitrovicës do të formojnë grupe/bende etnikisht të pwrziera, do t’i zgjedhin këngët dhe emrat e bendeve dhe tw përgatisin një shfaqje të madhe së bashku. Kjo Shkolle e verws 2010 organizohet pwr tw tretwn herw radhazi. Deri mw tani 70 studentë të Shkollës së Rokut nga veriu dhe jugu i Mitrovicës kanë luajtur së bashku në bende të përziera. Këtë vit, koncertit do t’i shtohet një erëz me shije lokale me një grup të përzier nga Struga, Maqedoni, të cilët do të bëjnë hapjen me një prezntim të shkëlqyer. Mikpritës i shkollës verore është njëra nga OJQ-të udhëheqëse në fushën e të drejtave të njeriut , paqës dhe kontrollit të armëve në Republikën e Maqedonisë e quajtur Civil.    Keto ditë, Mitrovica është e njohur si zonw e tensionuar në Ballkan, por para lufte ky qytet ishte njw qendër e muzikës rok nw rajon. Muzikantët lokal kërkojnë të rikthehet kjo traditë e aplikuar ne Kosovë, me inicativwn e Community Building Mitrovica (CBM) e nw bashkpunim me Muzikantët pa kufi (Holandë). Muzikantët lokal, CBM, MwB dhe IKV Pax Christi duke punuar sw bashku kanw themeluar Shkollwn e Rokut në Mitrovicë, ku më shumë se 75 tw rinj kanë vijuar mësim të rregullt për muzikë rok. Mësuesit e tyre janë muzikantë të kualifikuar të cilët trajnohen në fushën e mësimdhënjes nga Akademia e Rokut Fontys (Holandë). Në Mitrovicë, Kosovë, shqiptarët dhe serbët jetojnë jetët e tyre pothuajse tërsisht të ndara qw nga paslufta nw vitin 1999, Shqiptarët jetojnë në Jug të qytetit, Serbët jetojnë në veri. Për shkak tw kwsaj ndarje studentët e Shkollës së rokut nuk mund tw vijojnw mësimet në një shkollë ndëretnike, për këtë arsye Shkolla e Rokut ka filluar punën në dy degë, një në secilën pjesë të qytetit. Shkolla e rokut me punwn e saj kontribuon nw tejkalimin e kësaj ndarje.  Shkolla e Rokut në Mitrovicë synon qe deri në fund te periudhës së projektit, viti 2012, tw bwhet Institucion  i famshwm, I pavarur dhe ndwretnik i muzikws Rok, ne rajon.  “Shkolla verore 2010” është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës -Programi Social për Transformim (Matra) dhe nga Ambasada e Finlandës, Francës dhe Norvegjisë në Prishtinë. Datat:Shkolla verore: 22-29 Gusht Koncerti përmbyllës: E premte, 27 Gusht Vendi: Shkup, Maqedoni
 
 Shënim për redaktorët: Është e mundur të udhëtoni me Rock Academy group dhe të vizitoni projektin në vendngjarje. Ju lutem kontaktojeni Wendy Hassler-Forest (Menaxhere e projektit, Muzikantët pa kufi) Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė ; +381 65 65 96 477 / +386 49 260 540
 Pranim i shumëfishtMegjithëse ne përpiqemi që t’iu shmangemi mundësive të dyfishimit të komunikimit tonë, ka mundësi që të pranoni këtë formë të njohtimit më shumë se një herw nga partnerët tanë. Ju lutemi, na ndihmoni të shmangemi qarkullimit të dyfishtë duke na njoftuar që e keni pranuar njoftimin për shtyp më shumë se një herw. Ju falenderojmw paraprakisht!    Më shumë informata:Wendy Hassler-Forest (Project Manager, Musicians without Borders):
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė ; +381 65 65 96 477 / +386 49 260 540Milos Drazevic (Community Building Mitrovica):
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė ; +381 6464 19 638Jitske Hoogenboom (Senior Program Officer Western Balkans, IKV Pax Christi): Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė ; +31 6 53 222 713 Mitrovica Rock School online:Website: www.mitrovicarockschool.orgBlog: http://skopjesummerschool.blogspot.com/YouTube: http://www.youtube.com/user/hasslerforestFacebook: http://www.facebook.com/#!/group.php?gid=137780044378&ref=ts  
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 07 September 2010 )
 
Shkolla Verore Shkup 2008 PDF Printoni E-mail
Shkruar nga webmaster   
Wednesday, 05 November 2008
FILLOI SHKOLLA E ROKUT NË MITROVICË : SHKOLLA VERORE SHKUP 2008 Pasi filloi Shkolla e Rokut në Mitrovicë, 19 të rinjë nga Mitrovica kaluan dhjetë ditë të rokut në Shkup, Maqedoni. Shkolla verore ka qenë e organizuar në bashkëpunim me Muzikantët Pa Kufi, dhe Akademia Burimi i Rokut nga Tilburgu. Ka sjellë edukimin e përbërjes së rok muzikës, stërvitjen e bendit (grupit), trajnimin e performancës dhe indsrumenteve të talentëve të rok muzikës nga Mitrovica. Ata kanë formuar bende (grupe) shumë etnike (nga 5 në total), dhe janë trajnuar në rok muzikë nga 5 trajnerët e Shkollës së Rokut të Mitrovicës. Shkolla verore është mbajt nga 18-22 Gusht 2008, dhe ka pas sukses të mahnitshëm; yjet e rinj të rokut kanë bërë performancë në ditën e fundit, nën brohoritjen (tuartrokitjen) e turmës. Për  më shumë informata për Shkollën Verore në Shkup, vizitoni:     <http://skopjesummerschool.blogspot.com/>
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 20 January 2009 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Shkolla e Rokut nė Mitrovicė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga webmaster   
Wednesday, 05 November 2008
SHKOLLA E ROKUT TË MITROVICËS HAPI DYERT E VETA!  Pas disa vitesh të mundimshme, ZHKM-ja dhe partnerët e saj Muzikantët Pa Kufi dhe Akademia e Rokut Tilburg krenohen me  prezencën e Shkollës së Rokut në Mitrovicë! Shkolla ka hap dyer e veta me 7 Tetor 2008, dhe mëson te rinjë nga veriu dhe jugu I Mitrovicës  për artin e muzikës. Udhëheqet nga instruktorë entuziast të talentuar, të rinjët marrin shije të freskët  te reputacionit të vjetër të Mitrovicës: shtojnë (rrisin) nivelin e talentëve të muzikës. Filozofija e Shkollës së Rokut të Mitrovicës është se gjuha e muzikës është univerzale; nëpërmjet muzikës, të rinjët së bashku mund të angazhohen në diçka që ata duan ta bëjnë dhe që e kanë të përbashkët. Kjo kontribon që të kuptojnë shoqërimin  gjeneratat e ardhshme te muzikantëve të Mitrovicës. Orët (klasat) mësimore Shkolla e Rokut të Mitrovicë ka dy lokacione ku orët mësimore vazhdojnë të mbahen. Orët mësimore janë E Henë – E Premte nga 16.00 – 20.00. Secila orë zgjatë 1 orë. Bendet (grupet) mund të ushtrojnë 2-3 orë në javë.   Aktualisht 32 student janë te regjistruar në lokacionin e veriut, në mes të cilëve ka dhe disa bende (si për shembull: Silver Bullet, Cloud Nine, Chicken Farm, Dark Sky, Dodz dhe Strajk). Përveq trajnimit dhe ushtrimeve te bendit, ofrohen dhe disa orë mësimi muzikorë. Këtu përfshihen instrumente me tela (kitara dhe bas) dhe daulleve. Instruktorët: Mladen Marinkovic, Edon Ramadani, Goran Vucetic, Zana Abazi, Erhan Mujka. A jeni të interesuar? Nëse jeni të interesuar ti bashkangjiteni Shkollës së Rokut në Mitrovicë, mund të kontaktoni projekt koordinatorin e ZHKM-ës Milos Drazevic nëpërmjet emailit: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė ose në telefonin: +381 (0) 64 64 19 638
Azhornuar sė fundi ( Monday, 16 March 2009 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Fusha e fokusuar e CBM-sė: Kulturė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga webmaster   
Monday, 03 November 2008
Para luftës, Mitrovica është knaq me reputacionin si qyteti i kulturës; muzika, teatri dhe arti kanë qenë pjesë e zemrës së qytetit. Artistë të ndryshëm të famshëm, këngëtar dhe bende ka pas Mitrovica si bazë edukimi. Qëllimi i CBM-së është të kontribuoj në rindërtimin e jetës muzikore nëpërmjet projekteve të ndryshme, aktiviteteve dhe festivaleve. Praktikisht, muzika është gjuhë univerzale e cila ne shpresojmë që do ti bashkoj të rinjët nga të gjitha etnitetet. Pas disa viteve  punë të mundimshme, në jemi krenar të theksojmë se Shkolla e Rokut të Mitrovicës më në fund hapi dyert e veta; muzikant të rinjë të talentuar dhe bendet nga veriu dhe jugu i Mitrovicës edukohen për muzikën në nivelet e larta dhe luajnë muzikën e tyre së bashku nga Mitrovica deri te Shkupi (dhe më tutje).
Azhornuar sė fundi ( Friday, 09 January 2009 )