Hartëzimi i Perspektivave Vendore mbi Radikalizmin në Kosovë


Nov 29, 2021, 8:45 AM | Reports


CBM dhe KIP publikojnë një studim gjithëpërfshirës mbi radikalizimin në Kosovë që ka përfshirë 160 intervista në 34 komuna.

Mitrovicë, nëntor 2021: Organizatat CBM dhe KIP, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Holandës në Republikën e Kosovës kanë bërë një studim gjithëpërfshirës për çështjen e radikalizimit në Kosovë, që ka përfshirë 164 intervista në 34 komuna të vendit. Studimi është shkruar nga dy studiues të shquar, Dr Gëzim Visoka and Dr Adem Beha.

Gjetja kryesore e këtij studimi është se përkundër ngjarjeve të fundit, radikalizmi i frymëzuar nga religjioni nuk konsiderohet një kërcënim i madh i sigurisë në Kosovë nga akterë lokal. Ndryshe, ka pasiguri të tjera më të ngutshme dhe të përditshme që shqetësojnë komunitetet lokale në vend. Përshtypja e akterëve lokal është se radikalizmi në të kaluarën u shkaktua dhe u mundësua nga tre grupe faktorësh: padrejtësia sociale dhe ekonomike dhe qeverisja politike; keqinformimet fetare dhe shpëlarja e trurit nga predikuesit joformalë; indiferenca kulturore dhe stigmatizimi i atyre që praktikojnë fenë në publik. Fakti që disa nga këta shkaktar janë duke u adresuar ka ndikuar në reduktim të rrezikut nga radikalizimi në Kosovë.

Mirëpo, studimi thekson se mbizotërimi i ulët i radikalizmit në nivel komuniteti dhe mungesa e burimeve dhe kapaciteteve i ka shtyrë mekanizmat komunalë të marrin një qasje reaktive për të adresuar këtë fenomen. Megjithëse mekanizmat komunalë, siç është Këshilli Komunal për Sigurinë në Komunitet, janë krijuar për të trajtuar pasiguritë e ndryshme të komunitetit, përfshirë radikalizmin, ato kanë një rol dhe kapacitet të kufizuar në adresimin e radikalizmit në nivel lokal. Mekanizmat komunal megjithatë duket se nuk kanë udhëzime strategjike për adresimin e burimeve dhe shtytësve të radikalizmit. Në rastin më të mirë, ato shërbejnë si organe referuese dhe ndërmjetëse midis qeverisë qendrore dhe komuniteteve të prekura.

Studimi përmban rekomandime të hollësishme për institucionet, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë të rëndësishë në ballfaqimin e radikalizmit dhe formave të reja që cenojnë sigurinë në vend. Në nivelin strategjik dhe politik, është thelbësore që të rishikohet dhe zgjerohet natyra e pasigurive në Kosovë. Strategjitë e ardhshme të sigurisë duhet t'i kushtojnë vëmendje më të madhe formave ideologjike dhe etnike të radikalizmit, të cilat janë lënë në hije nga fokusi arsyetues në radikalizmin fetar. Zgjerimi i llojeve të ndryshme të pasigurive mund të ndihmojë palët e interesuara qeveritare të hartojnë politika më të përshtatshme për realitetin dhe të kenë hapësirë më të madhe për parashikimin, parandalimin dhe reagimin ndaj natyrës gjithnjë në ndryshim të pasigurisë në Kosovë.  

 

Raporti mund të shkarkohet nga ky link:

Shqip: Raporti

English: Report