Dokumentari i projektit ''Women Start-Ups''


2017-06-20, 1.19.MD | Raportet


Mbi 100 gra nga Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, të cilat vijnë nga komunitete të ndryshme, zona rurale dhe urbane, kanë qenë pjesë e projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.

Projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin ekonomik dhe social në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes përfaqësimit të gruas në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e ambientit mbështetës të biznesit për gratë që fillojnë biznes.

Ky projekt është implementuar nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions, dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.