KONKURS: Zyrtar i Projektit, Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës
2017-06-14, 1.06.MD | Mundësi për punë
Community Building Mitrovica po kërkon një zyrtar të projektit me përvojë që ka kuptim mbi dinamikat sociale dhe politike të komunave në veriun e Kosovës dhe posedon një rekord të formësuar të punës në drejtim të forcimit të shoqërisë civile dhe qeverisjes demokratike.
Zyrtari i Projektit do të jetë përgjegjës për të asistuar në zbatimin e një ndër komponenteve kyçe të Programit Zhvillimor Gjithëpërfshirës tre vjeçar, që implementohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe CBM. Kandidati/ja ideal/e ka aftësi të demonstruar për të asistuar në zbatimin e një projekti të madh dhe të mesëm për organizatat vendore ose ndërkombëtare, aftësi analitike dhe aftësinë për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim; Ai/Ajo ka rrjetëzim me shoqërinë civile, posedon kontakte dhe ka krijuar reputacion si figurë e pavarur.
Detyrat e zyrtarit të projektit:
Detyrat e zyrtarit do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen në:
- Ndihmon në zbatimin e përgjithshëm të projektit;
- Shërben si pikë e komunikimit të projektit, lidhje kryesore në mes të projektit dhe CBM;
- Ndihmon menaxherin e projektit në ngritjen e fondeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve me donatorët;
- Realizon marketingun e projektit dhe aktiviteteve të tij, duke siguruar sponsorizime dhe mbështetje tjetër sipas nevojës;
- Raportimi narrativ dhe përmbushja e detyrave të administratës për menaxherin e projektit dhe drejtorin e CBM mbi aktivitetet e rregullta të projektit;
- Identifikimi i rreziqeve gjatë zbatimit të projektit, komunikimi i risqeve të tilla menaxherit të projektit dhe çdo pale tjetër të përfshirë nga CBM, hartimin dhe zbatimin e një strategjie të menaxhimit të rrezikut / kontrollit;
- Komunikimin e zhvillimeve të projektit për të gjitha palët e interesuara, veçanërisht organizatat partnere dhe donatorët kur është e nevojshme dhe / ose kërkohet;
- Organizimi dhe pjesëmarrja në takimet e projektit sipas nevojës;
- Përfaqësimin e projektit para mediave, autoriteteve lokale dhe palëve të treta kur kërkohet nga menaxheri i projektit;
- · Përfaqësimin e projektit në organizata të tjera sipas nevojës;
- Ndihmon në hartimin dhe përpilimin e raporteve narrative dhe financiare në CBM, të destinuara për donatorët;
Detyra tjera teknike:
- Të mbajë arkivin në kabinetin e dosjeve në zyrë për të gjitha projektet për të cilat ai/ajo është përgjegjës (që janë në pritje, po vazhdojne ose janë të përfunduara), me (së paku kopjet) e të gjitha dokumenteve relevante;
- Të mbajë tryezën personale dhe hapësirën e punës të rregullt dhe të disponueshme për mirëmbajtësin për t'a pastruar siç duhet;
- Disponabiliteti gjatë orarit të punës, në mënyrë të fiksuar me e-mail (të parandaloni bllokimin e llogarisë, kontrollim në baza ditore) dhe telefon (zyrë ose telefon mobil);
- Prezencë dhe pjesëmarrje aktive në mbledhjet dhe trajnimet e stafit (edhe jashtë vendit kur është e nevojshme);
- Kur është e mundur, kërkohet dhe rekomandohet, të jetë i/e pranishëm në aktivitetet e projekteve të CBM;
- Sigurimi i një përditësimi dhe plani të punës për çdo javë me e-mail;
KËRKESAT
- Përvojë në punën me projekte të mëdha dhe të mesme në sektorët e komunitetit ose të zhvillimit ndërkombëtar
- Kuptimi i dinamikave shoqërore dhe politike në komunat e veriut të Kosovës, rrjetëzim me shoqërinë civile dhe posedimi i kontakteve politike në rajon(mirëpo reputacion të ndërtuar si i/e pavarur dhe imparcial/e)
- Aftësi analitike
- Në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme nën presion, dhe si anëtar/e e ekipeve të gjëra dhe të larmishme
- Shkathtësi të komunikimit profesional, si verbal ashtu edhe me shkrim
- Shkallë akademike/diplomë të njohur, mundësisht në një fushë relevante në linjë me thirrjen
- Njohja/Rjedhshmëri në gjuhën angleze dhe shqipe; Njohja e gjuhës serbe është aset
INFORMACIONE SHTESË:
- Do të merren parasysh vetëm aplikacionet e plota.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
SI TË APLIKONI
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cbmitrovica.org:
Curriculum Vitae(CV);
Letrën e Motivimit (duke specifikuar kualifikimet tuaja përkatëse për këtë pozicion të veçantë dhe motivimin tuaj për të punuar në Community Building Mitrovica);
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.
Ju lutemi përdorni “Project Officer - Application” si subjekt në emailin tuaj.
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 30.6.2017, 16:00