Aplikim për Biznes Planin më të mirë për vitin 2015


2015-08-11, 2.33.MD | Raportet


Organizata joqeveritare  ‘D&G Solutions’ në kuader të projektit “Zhvillimi i biznesit në Veriun e Kosovës” mbështetur nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, dhe në bashkëpunim me OJQ ‘Community Building Mitrovica’ dhe OJQ ‘Spark’ ofron trajnime dhe mbështetje përmes granteve të ndryshme për startup dhe biznese ekzistuese.

Ky projekt do të implementohet deri me 31 Janar 2017, dhe ka për qëllim të mbështesë ndërmarrësinë ndër gra dhe tërinjë të të gjitha komuniteteve që jetojnë nëVeri të Kosovës.

Kush mund të aplikoj : Mundësi aplikimi në trajnimet  që do organizohen dhe në konkursin për plane të biznesit  qëfillon me 15 shtator 2015, kanë të gjitha femrat mbi moshen 18 vjeqare dhe të rinjë nga 18 deri në  30 vjet,  të të gjitha komuniteteve me banim të përhershem në Mitrovicën Veriore, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Projekti përfshin trajnime në  fusha të ndryshme si : ndërmarrësi dhe lidership, biznes plane dhe rregullativa tregtare, marketing dhe menaxhim biznesi, sfidat në menaxhimin e biznesit dhe sistemet efikase të menxhimit të biznesit. Participantët të cilët në mënyrë të  suksesshme ndjekin trajnimet  përfitojne të drejtën për shërbime konsulence gjatëpërgaditjeve të planeve të tyre përkatese të biznesit.

Pas përfundimit  të suksesshëm të procesit të trajnimit, të gjithë participantët  do kenë të drejte të jenë pjesë e konkursit për biznes plane. Planet e biznesit të cilësisë së lartë  që do të selektohen nga komiteti përzgjedhës do të sigurojnë tëdrejtën që të perfitojnë nga grantet e garantuara me vlerë deri në 5.000 Euro. Këto grante do mund të shfrytezohen si mbështetje në veprimtari  prodhuese dhe shërbyese.

Si te aplikoni:  Thirrja per aplikim është e hapur nga data 5 Gusht deri në 10 Shtator 2015, nga e Hëna në të Premten duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00 , përmes telefonit në numrin : +381 (0) 28 530 335 apo përmesemail : office@dgsolutions.info.

Aplikoni dhe jetësoni ëndrrat tuaja.