Rreth CBM


Community Building Mitrovica (CBM) është organizatë lokale jo-qeveritare (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin më të gjerë të Mitrovicës, në Komunat e Veriut të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun në mes të qytetarëve në tërë Komunën e Mitrovicës. Stafi CBM-it konsiston në qytetarë të devotshëm - Serbë dhe Shqiptarë - të cilët janë rritur në këtë rajon dhe dëshirojnë që të rivendosin besimin që ka ekzistuar më herët, dhe madje edhe miqësinë që konflikti dhe politika kanë shkatërruar.

Misioni CBM


Mitrovica, një vend i sigurt dhe divers ku institucionet e përgjegjshme, shoqëria civile dhe qytetarët aktivë vlerësojnë dallimet në një kulturë demokratike.

Vizioni CBM


CBM është organizatë-bazë ndëretnike që identifikon, nxit dhe lehtëson komunikimin dhe veprimet e përbashkëta të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës me qëllim të promovimit të bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike.

Storiet e Komunitetit


Nga viti 2001, Community Building Mitrovica ka zbatuar projekte të ndryshme me qëllim të fuqizimit të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës, me mision për të tejkaluar ndarjen përmes nxitjes dhe lehtësimit të dialogut ndëretnik dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt. Ne në CBM angazhohemi, mbështesim dhe e zhvillojmë komunitetin tonë.

Këto storie prezantojnë një pjesë të ndikimit të punës së CBM-it

Video

Partnerët

  • eu
  • usa
  • mott
  • pax
  • nedherlan
  • ned
  • mitrovica
  • spark
  • ofac
  • sida
  • habitat
  • ncsc