CBM organizoi ditën e dytë të Shkollës së Edukimit Qytetar në Mitrovicë , me temën kryesore “normat sociale”


2018-12-03, 4.15.MD | Multimedia


Pjesëmarrësit u prezantuan me temën e re të “Normave Sociale” dhe u angazhuan në diskutime interaktive lidhur me këtë temë ,përmes shembujve konkret nga jeta e përditshme dhe lojërave të cilat e bënë mësimin më interesant dhe atraktiv për pjesëmarrësit.

Gjatë takimit , mësueset së bashku me nxënësit diskutuan për temën e normave sociale ,dhe përgjegjësitë të cilat vijnë me ato.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e Interpretimit të duhur të normave sociale dhe transformimin e tyre nga kohërat e kaluara në kohën e tashme dhe faktorët të cilët po ndikojnë në këto norma.Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte kuptimi i rëndësisë të normave sociale, si dhe roli dhe kontribuimi për një shoqëri të shëndetshme.