Festivali i Kafes po vjen në shtator


2021-05-20, 10.50.PD | Raportet


Grupi joformal për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit u mblodh të martën për të planifikuar një aktivitet tjetër në komunitet. Cila është e përbashkëta për të gjitha komunitetet këtu? Pirja e kafesë. Prandaj, përmes këtij aktiviteti, grupi jone jo-formal Rrethi i Kohezionit po përgatit një festival kafeje në urën kryesore. Grupi përbëhet nga individë me prejardhje të ndryshme, shumica nga komunitetet shqiptare dhe serbe por edhe nga boshnjakët dhe ashkalinjtë (sipërmarrës, udhëheqës fetar, të rinj, gra, aktivistë të shoqërisë civile, etj.).

"Kjo ngjarje do t'i sjellë njerëzit së bashku si dikur". Fehmi Ferati, anëtar i Rrethit të Kohezionit.

Në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, shumica e planifikimit të aktivitetit iu besua përfaqësuesve të komunitetit tonë të cilët na ndihmuan këtë të martë për të planifikuar se çfarë lloj mesazhi duam të përqojmë me festivalin, çfarë lloj aktivitetesh tërheqëse të organizojmë dhe si të sigurojmë dukshmërinë e duhur të festivalit.

"Qëllimi ynë është të bëjmë një ngjarje vjetore tradicionale dhe të shfaqim urën si një vend ku bashkohen komunitetet", tha Milivoje Raičević, Zyrtar i Komunikimit në CMB, gjatë një punëtorie në Villa Vllahia.

Menaxheri i Projektit nga NSI, Marko Milenkoviç shtoi se festivali duhet të synojë të dërgojë një mesazh të fortë të bashkëpunimit dhe miqësisë ndëretnike dhe i inkurajoi pjesëmarrësit të ndanin idetë e tyre se si të arrihet më mirë ky qëllim.

Ne jemi duke filluar me entuziazëm përgatitjet dhe jemi të lumtur që kemi mbështetjen nga anëtarët e komunitetit të cilët ndajnë qëllimin e njejtë me neve për të bashkuar komunitetet.

Shihemi në shtator në urën kryesore për të pirë kafe dhe çaj, për të ngrënë ushqime lokale, për të dëgjuar muzikë, dhe për të ushqyer rosat. Do të argëtohemi në një ambient të sigurt.

“Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit”, i mbështetur nga Populli Amerikan përmes USAID-it dhe implementuar nga CBM në partneritet me Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) dhe New Social Initiative - Nova društvena inicijativa.