Raporti i Ekipit Monitorues II


2009-04-08, 9.53.PD | Raportet


Sot me 21.01.2010, në një konferencë për media, në zyret e CBM-së, është publikuar Raporti i Monitorimit të Komunës së Mitrovicës për periudhën Qershor - Nëntor 2009.

Ekipa Monitoruese e Mitrovicës përbëhet prej një grup organizatash joqeveritare të cilat janë Community Building Mitrovica, Pëllumbat e Paqes, Art dhe Media, Me Dorë në Zemër, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal si dhe M-magazina. OJQ-të kanë monitoruar disa mekanizma të komunës duke përfshirë këtu edhe seancat  e Asamblesë Komunale. Ky projekt financiarisht është përkrahur nga Fondacioni SOROS. Raporti është fokusuar në tri qështje kryesore: Zbatimi i ligjit, Llogaridhënia dhe Transparenca. Duke klikuar në linkun që vijon mund të filloni me shkarkimin e raportit që është në gjuhën SHQIPE në format PDF:

Raporti i Ekipit Monitorues II Qershor - Nëntor 2009