Analizë e gjendjes - Punësimi i të rinjve përmes partneriteteve sociale dhe bashkëpunimit në bashkësitë lokale


2017-01-16, 2.33.MD | Raportet


Kjo analizë e gjendjes është rezultat i projektit dy-vjeçar të quajtur „Promovimi i punësimit të të rinjve përmes partneriteteve sociale dhe bashkëpunimit në bashkësi lokale”, i cili mblodhi rreth vetes 200 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse nga sektori publik, privat dhe civil nga gjithsej gjashtë qytete dhe komuna të territorit të Kosovës dhe Serbisë: Nishi, Leskovci, Vranje, Prizreni, Peja dhe Mitrovicë. 

Punësimi i qëndrueshëm është rezultat i të gjitha politikave të cilat miratohen dhe zbatohen. Kur këto mungojnë, për pasojë kemi probleme të mëdha shoqërore, por njëkohësisht edhe sinjal se diçka nuk jemi duke bërë si duhet.Problemi i paraqitur i punësimit të të rinjve është një problem domethënës i një çështjeje shumë më të madhe të papunësisë në Kosovë dhe Serbi. Kjo pasqyrë e gjendjes paraqet një vështrim të temës nga këndvështrimi i partneriteteve lokale, resurseve dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

 

Analizë e gjendjes (Alb)