Punëtoria mbi Parandalimin e Ekstremismit të Dhunshëm


2018-12-21, 12.08.MD | Multimedia


Më datë 20 dhe 21 dhjetor ,OJQ Mundësia zhvilloi punëtorinë, me përfaqësues nga Këshilli për Siguri të Komunitetit të Komunës së Mitrovicës për të diskutuar mbi eksperiencat dhe për të ndarë mësimet.

Në këtë punëtori, mori Pjesë Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Përfaqësues nga Policia e Kosovës, FSK, predikues të fesë, dhe përfaqësues nga Komuna e Mitrovicës.

Temat që u diskutuan mbuluan fushën e Parandalimit të ekstremismit të dhunshëm,sfidat dhe përgjegjësitë e institucioneve qëndore dhe lokale në luftimin e kësaj dukurie.

Qëllimi i këtij takimi ishte të rrisë potencialin dhe qëndrueshmërinë kundër agjendave të dhunshme të ekstremizmit, dhe duke rritur zhvillimin personal dhe profesional te të rinjët.

Pjesëmarrësit, shprehën opinionet dhe brengat lidhur me këtë dukuri dhe diskutuan për hapat e rradhës që duhet të merren në konsideratë për luftimin e këtyre dukurive negative që shoqëria po përballet,gjithashtu dhe masat që duhet të ndërmiren lidhur me Parandalimin e Eksremismit të dhunshëm.

Skender Përteshi, hulumtues dhe kordinator i Programit për Parandalimin e Ekstremismit të dhunshëm në Qendrën e Kosovës per Studim të Sigurisë, prezantoi punën e QKSS në luftimin e ekstremismit të dhunshëm, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes nivelit qëndror dhe lokal të institucioneve për parandalimin e Ekstremismit të dhunshëm .