Raporti për vlerësimin e mangësive në kompetenca për gratë fillestare në veri dhe jug të Mitrovicës


2016-12-01, 2.58.MD | Raportet


Ky raport, i porositur nga Community Building Mitrovica (CBM), ofron një vlerësim të mangësive të kompetencave të grave fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës. Vlerësimi u përqendrua në identifikimin e boshllëqeve ndërmjet kapaciteteve të përgjithshme të grave fillestare, aftësitë dhe njohuritë që janë të nevojshme për menaxhimin e suksesshëm të biznesit. Përveç kësaj, janë marrë parasysh kushtet e tregut dhe instrumentet mbështetëse për zhvillimin e NVM-ve në vend.

Projekti “Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” ka për qëllim të mbështes sipërmarrësinë në mesin e grave që vijnë nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut. Projekti financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Fondacioni MOTT.

SHKARKO KËTU