“Storytelling event ” me Miljana dhe Nora


2021-08-30, 2.53.MD | Multimedia


 

                                         

 

Tregimet janë një shtytës i fuqishëm dhe me vlerë emocionale. Ato krijojnë një përvojë pjesëmarrëse dhe audienca gjithmonë mbetët e impresionuar, ajo rezonon me njerëzit dhe i lidh ata në nivelin emocional. Në të frymë, PTK-së (#RCT) përmes këtyre tregimeve po mundësojnë hapësirë ​​për pajtim për dy komunitetet; shqiptarëve dhe serbëve Kosovës, si dhe komunitetet e tjera, të cilët gjetën një mënyrë për të komunikuar, punuar së bashku dhe për të sjellë në jetë ide nga pasioni i përbashkët.

Këtë herë, tregimtare ishin Miljana Dunđerin dhe Nora Prekazi, dy artiste femra të apasionuara me punë që e bëjnë, njëra nga komuniteti serb dhe tjetra nga komuniteti shqiptar në Kosovë. Ngjarja u organizua në galerinë e artit “Aquarius”, me 25 gusht 2021.

Si Miljana ashtu edhe Nora ndanë humbjet që kishin për shkak të pasojave të luftës së ’99-ës, ku të gjithë qytetarët humben në një mënyrë apo në një tjetër. Të dyja humbën shtëpitë e tyre, por tani jetojnë në qytetin e Mitrovicës, të ndarë. "Ne mund të zgjedhim të jetojmë në të kaluarën, por unë personalisht nuk e dua këtë. Njej keqardhje për atë çfarë na ka ndodhur mua dhe Norës, por unë pavarësisht këtij fakti vendosa të vazhdoj, të përparoj dhe të bëj ndryshimin në komunitetin ku jetoj përmes pasionit tim për artin”, tha Miljana.

Mesazhi i Norës nuk ishte i ndryshëm nga ai i Miljanës. E shtyrë nga pasioni i tyre për artin, ajo vlerëson mirëkuptimin reciprok me komunitetin serb të Kosovës, dhe dëshiron të bëjë ndryshimin dhe të kontribuoj në shoqërinë në të cilën jeton.

Me gjithë sfidat me të cilat përballen, tensionet shoqërore, frika se mos gjykohen nga rrethi i tyre, Miljana dhe Nora gjetën një mënyrë për të krijuar. Ato bashkëpunuan në projekte të ndryshme që kur u takuan ne ngjarje të tilla si: netët e poezisë, debatet për poezinë dhe në vitin 2020 organizuan festivalin e poezisë "Zana", - me qëllim promovimin e grave në art. Qëllimi i festivalit ishte të merrej me çështjet gjinore dhe të mblidheshin poezi në gjuhën shqipe dhe serbe që trajtojnë çështjet e grave dhe t'i përkthejnë ato në gjuhën serbe nga gjuha shqipe dhe në gjuhen shqipe nga gjuha serbe.

“Unë u befasova nga disa reagime që mora nga disa të njohurit e mi shqiptarë të Kosovës nga Prishtina, sata ndiheshin të shqetësuar për përkthimin e poezive në alfabetin cirilik serb dhe e gjithë kjo u bë duke e lidhur emrin tim me këtë ngjarje. Kjo vetëm tregon sfidën me të cilën po përballemi akoma dhe shkëputjen e njerëzve brenda dhe jashtë komuniteteve tona ”, tha Nora. Por kjo nuk i ndaloi këta të dy, tani mikesha, ta bëjnë punë e tyre me përkushtim.

26 mysafirë që erdhën për të dëgjuar më shumë për histori pozitive nuk ishin të gjithë nga të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës. Dy zonja nga Kroacia, të entuziazmuara për të mësuar për këtë ngjarje të tregimit të historisë, ndanë me pjesën ku ato ishin të surprizuara që këto lloj ngjarjesh po zhvillohen në Mitrovicë, të cilat synojnë të tregojë histori pozitive pajtimi. “Unë vij nga Kroacia ku procesi i pajtimit është ende në vazhdim pas shumë vitesh pas konfliktit. Duke parë nisma si kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe optimiste jo vetëm për situatën që jetoni këtu, por edhe për timen ”, tha mysafirija nga Kroacia.

Kur u pyetën se me çfarë sfide ballafaqohen tani, Miljana me shaka tha "Duke mos pasur kohë të mjaftueshme për të folur dhe krijuar". Të dy artistët thanë se bashkëpunimi i tyre është i vazhdueshëm dhe ato komunikojnë çdo ditë. Projekti tjetër është vazhdim i festivalit “Zana”, dhe mblidhja e poeteve gra nga komunitetet rome, boshnjake dhe gorane, për të festuar si gra kosovare për unitetin e tyre rreth diversitetit.

Mesazhi i tyre përfundimtar për audiencën ishin fjalë inkurajimi, duke mbështetur komunitetet e ndara për t'u lidhur në çdo aspekt për të cilin ata janë të apasionuar, pasi vetëm me qëllimet dhe synimet e vërteta kjo mund të arrihet.

Ky aktivitet i tregimeve të #PTK-së (#RCT) është një nismë e vazhdueshme, me qëllim që të mundësojë hapësirë ​​për gjenerimin e mesazheve pozitive të pajtimit në nivel individual për audiencën më të gjerë në Kosovë. Aktiviteti po mbledh individë që ndajnë shembuj positive të pajtimit, duke frymëzuar kështu një audiencë më të gjerë për komunikim me komunitetet fqinje që janë ende të ndara. Këto histori do të ndahen me mediat në nivel lokal dhe kombëtar, për të arritur më tej tek audienca më e gjerë dhe për të forcuar mesazhet shëruese dhe pajtuese pozitive përmes mediave dhe raportimeve të përqendruara tek qytetarët, duke u përqëndruar në vlerat e përbashkëta dhe ndërtimin e besimit.

“Bashkëpunimi ynë rrjedh nga miqësia jonë. Ne jemi shokë shpirti! Ne jemi edhe feministe edhe artiste. Ne e ndiejmë dhe e perceptojmë artin në mënyrë të ngjashme. Dhe çfarë ka më të mirë, se dy gra janë duke e ndryshuar botën së bashku? E kaluara jonë nuk na ndaloi të kuptojmë dhe të duam njëra -tjetren, përkundër ajo na ndihmoi të rritemi dhe të pranojmë njëra-tjetren. “Miljana Dundjerin dhe Nora Prekazi.

Kjo ngjarje është pjesë e aktivitetit "Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit", i cili zbatohet nga CBM në partneritet me YIHR KS dhe NSI. Ngjarja mbështetet nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.