E MBYLLUR: THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM për të ndjekur kursin: “Drejtësia Tranzicionale: Roli i Universitetit në adresimin e çështjeve të së kaluarës”


2017-01-27, 3.02.MD | Thirrje të Hapura


Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe Community Building Mitrovica (CBM) i fton të gjithë studentët që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Drejtësia Tranzicionale: Roli i Universitetit në adresimin e çështjeve të së kaluarës”, i cili do të zgjasë një semestër.

Qëllimi i këtij kursi është ndërtimi i kompetencave të pjesëmarrësve me anë të një programi që do të mundësojë edukimin për proceset e drejtësisë tranzicionale, si një nga mënyrat për të kontribuar drejt ndërtimit të paqes të bazuar në vlerat e të drejtave të njeriut, mirëkuptimit kulturor, dhe komunitetit si një faktor kyç për ndërtimin e paqes. Me njohuritë e marrura nga ky kurs, pjesëmarrësit në të ardhmen do të mund të jenë promoterë të vlerave të lartpërmendura në vendet e punës dhe karrierës së tyre profesionale.

 

DOWNLOAD FORMË ENG

DOWNLOAD FORMË ALB

 

Kjo thirrje e hapur është mbyllur.