Thirrje e hapur për Grante / D&G-BAF/GRANTS/2016/1


2016-07-15, 2.13.MD | Thirrje të Hapura


“Lehtësirat përshpejtuese të Biznesit për Komunat në veri të Kosovës – Shërbimi për shtytjen ekonomike dhe ndërmarrësisë” është projekt i zbatuar nga by D&G Solutions & Community Building Mitrovica (CBM). Projekti financohet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Zbatimi i projektit ka filluar në janar të vitit 2015, dhe kohëzgjatja e projektit është 24 muaj.

Objektivi i përgjithshëm i veprimit është mbështetja e zhvillimit socio-ekonomik dhe krijimin e filleve pozitive ekonomike në Komunat në veri të Kosovës, forcimi i bizneseve lokale dhe mundësitë e investimeve, dhe kështu ti jep një shtytje mundësive lokale të punësimit.Objektivi specifik i projektit është fillimi dhe mbështetja e zhvillimit të “lehtësirave përshpejtuese të biznesit” (LPB), për të rritur potencialin e ndërmarrësisë dhe për të kontribuar në integrimin e tregut të punës të grave dhe të rinjve. Si i tillë, projekti ka të bëjë me prioritetin e dytë strategjik të Thirrjes, pra mbështetjen e rigjenerimit ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës në komunat veriore, zhvillimin e LPB-së si shërbim inovativ i cili ofron lehtësira që do të mbështesë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në zhvillimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të biznesit.

Dokumentet per te aplikuar per grant, mund t’i gjeni poshtë:

Skema e Granteve 

Aplikacioni për idenë më të mirë të biznesit

LISTA E NEVOJSHME E REGJISTRIMIT DHE DOKUMENTET