Thirrje e hapur për propozime për Grante


2016-07-15, 1.47.MD | Thirrje të Hapura


“Ambient përkrahës i biznesit për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” është projekt i zbatuar nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe D&G Solutions. Projekti është financuar dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Zbatimi i projektit ka filluar në janar të vitit 2014, dhe kohëzgjatja e projektit është 20 muaj.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është dhënia e kontributit në përmirësimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat. Objektiv specifik i projektit është krijimi i mjedisit mbështetës të biznesit për gratë ndërmarrëse fillestare në Veri dhe Jug të Mitrovicës.

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për grante, mund t’i gjeni poshtë:

Thirrje e hapur për propozime të Grantit

Aneksi I – Formulari i Aplikimit për Grante të Vogla

Aneksi II – Biografi e shkurtër (CV)

Aneksi III – Lista Kontrolluese e Aplikimit

Aneksi IV – Lista e Dokumenteve Mbështetëse