Mundësi punësimi për mësues të gjuhës angleze


2017-03-02, 3.42.MD | Mundësi për punë


Community Building Mitrovica është duke kërkuar për një mësues të gjuhës angleze që të punoj në mësimdhënie në kuadër të programit për mësimin e gjuhës angleze 'Access' në Mitrovicën e Jugut për një periudhë prej  gjashtë muajsh me mundësi vazhdimi me orar të shkurtër/pjesshëm (20 orë / javë).

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘Access  Program’ është program global i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ofron mundësi dhe bazën për  aftësim në gjuhën angleze përmes mbajtjes së klasëve pas-shkollës dhe kurseve intensive për të rinjtë e talentuar nga mosha 18 deri më 25 vjeç që vijnë nga mjedise ekonomikisht të pafavorizuara. Në kuadër të këtij programi studentët e programit Access poashtu fitojnë dijeni mbi kulturën e SHBA-ve dhe të vlerave demokratike nëpërmjet aktiviteteve fuqizuese. Programi Access synon të pajisë studentët me aftësi të forta të gjuhës angleze që mund të rezultojnë në punë më të mirë, mundësitë tjera edukative, dhe për të fituar aftësinë për të marrë pjesë në programe të shkëmbimit në të ardhmen dhe për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Community Building Mitrovica (CBM) është organizatë lokale jo-qeveritare (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin më të gjerë të Mitrovicës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun në mes të qytetarëve në tërë Komunën e Mitrovicës. Stafi CBM-it konsiston në qytetarë të devotshëm - Serbë dhe Shqiptarë - të cilët janë rritur në këtë rajon dhe dëshirojnë që të rivendosin besimin që ka ekzistuar më herët, dhe madje edhe miqësinë që konflikti dhe politika kanë shkatërruar.

Kualifikimet e nevojshme:

• Kualifikim i njohur/pranuar për mësues të gjuhës angleze;

• Përvojë në mësimdhënie të gjuhës angleze;

• Aftësi sociale  dhe të mira të komunikimit, dhe poashtu në gjendje për të punuar në mjedis multikulturor;

• I/E gatshëm për të punuar në grup dhe poashtu në mënyrë të pavarur;

• I/E disponueshme për të punuar për të paktën gjashtë muaj me kohë të pjesshme;

• Aftësi për proces kreativ të mësimdhënies;

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të CBM: www.cbmitrovica.org

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë,  dërgoni letrën tuaj të motivimit dhe CV-in para dates  08.03.2017 në: info@cbmitrovica.org (Referenca/Subjekti: English Language Teacher)

 

Kjo thirrje e hapur për mësues të gjuhës angleze është mbyllur.