Platforma ‘’Aktivist Lab’’: një çasje ndryshe ndaj aktivizmit
‘’Çka është aktivizmi, çka nëse asnjë institucion nuk po i zgjidh problemet tuaja ? Do të duhet të reagosh dhe t’i zgjidhësh vetë.’’
Në këtë mënyrë filloi prezantimi i përfaqësuesve të organizatës PAX nga Holanda në takimin e dytë të mbajtur në lidhje me Lab-in e Aktivistëve – një projekt i ri i cili do të implementohet nga PAX, Community Building Mitrovica dhe Butterfly Works. Guido De Graaf Bierbrauer dhe Pim Gerritsen gjatë takimit prezantuan një historik të shkurtër se si ka lindur idea e ‘’zgjua’’ dhe 2.0 aktivizmit dhe me pas se si u konkretizua në Beirut më specifikisht në përdorimin sa më efikas të hapsirave publike: ‘’Ne i organizojmë këto Lab-e të aktivizmit në pjesë të ndryshme të botës që të mobilizojme sa më shumë njerëz për ndryshime pozitive në shoqëri në mënyrë paqësore’’.
Takimi u zhvillua në ambientet e CBM-it dhe të pranishëm ishin aktivistë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës.Konkluzion i përbashkët i të gjithë të pranishmëve ishte që të realizohet një anketë si instrument për të lokalizuar çështje të cilat komuniteti në Mitrovicë është i interesuar t’i trajtojë dhe poashtu që janë shqetësime të përbashkëta për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë rajon.
Platforma ‘’Activist Lab’’ synon të fuqizojë dhe të forcojë kapacitetet e aktivistëve të cilët punojnë për ndryshime paqësore në shoqëri përmes një qasje të re dhe ndryshe ndaj aktivizmit. Tre partnerët kryesorë të përfshirë në zhvillimin dhe implementimin e ketij projekti janë: PAX, Community Building Mitrovica dhe Butterfly Works.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD