THIRRJE PËR APLIKIM : Transformimi Digjital i OShC-ve


THIRRJE PËR APLIKIM

 

Mjetet e TIK-ut dhe platformat digjitale janë bërë pjesë e punës sonë të përditshme përgjatë gjithë periudhës pandemike të Covid-19, teksa përfitimet nga përdorimi i këtyre mjeteve tregojnë se digjitalizimi i punës sonë do të vazhdojë edhe pas pandemisë.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë përmes Udhëzuesit Transformimi Digjital i OShC-ve synon t’i fuqizojë kapacitetet e OShC-ve në aspektin e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe platformave digjitale.

 

Ju ftojmë që të aplikoni për

Trajnimin online: Transformimi Digjital i OShC-ve

që do të zhvillohet më 08.07.2021 nga ora 9:00 deri 16:00 përmes platformës ZOOM

 

Gjatë trajnimit, do të pajiseni me informata praktike dhe Udhëzuesin mbi transformimin digjital të OShC-ve, me fokus të veçantë në:

  • Krijimin e mundësive për komunikim të brendshëm, bashkëpunim, kordinim dhe menaxhim të njohurive;
  • Ndërveprimin me përfituesit, partnerët dhe akterët përmes aktiviteteve të zhvilluara në mjedisin digjital (p.sh. tryeza e rrumbullakët, diskutimet publike, angazhimi i të rinjve, punëtoritë, trajnimet, konferencat, diskutimet grupore, programet e vullnetarizmit, etj);
  • Përafrimin me audiencat e shënjestruara dhe qasja tek audiencat e reja duke promovuar më mirë profilin dhe aktivitetet e organizatës tuaj;
  • Rritjen e transparencës;
  • Nxitjen e inovacionit;
  • Ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm të stafit dhe kulturës organizative.

Kush mund të aplikojë?

  • Të gjitha OShC-të e interesuara që janë aktive në Kosovë mund të aplikojnë për këtë trajnim
  • Inkurajohen të aplikojnë organizatat e vogla me bazë në komunitet 

 

Aplikimi:

Ju mund te aplikoni duke klikuar në: https://forms.gle/57xTnJf2MqpCo6Zg9

Afati për aplikim është deri më 5 korrik në ora 15:00.

Aplikantët/Aplikantet e përzgjedhura do të njoftohen me kohë, duke përfshirë edhe linkun për ZOOM.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë digjitale.

* Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe ku do të sigurohet përkthimi në gjuhën serbe dhe angleze


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD