THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR VULLNETARIZËM
QENDRA E BURIMEVE PËR SHOQËRI CIVILE NË KOSOVË
THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR VULLNETARIZËM
- THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR VULLNETARIZËM
- UDHËZIMET PËR APLIKIM NË KUADËR TË GRANTEVE PËR VULLNETARIZËM
- FORMULARI I APLIKIMIT PËR GRANTE PËR VULLNETARIZM
- Udhëzimet e KCSF-së mbi kufizimet për financimin e organizatave të lidhura me personat e ekspozuar politikisht
- UDHËZUES PËR APLIKANTË: INTEGRIMI GJINOR
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë përmes trajnimeve të përshtatura dhe të dizajnuara në bazё tё nevojave tё OShC-ve, mentorimit tё drejtpёrdrejtё nё punёn qё bёjnё, si dhe pёrmes ndarjes sё informatave tё vazhdueshme pёr aspektet kryesore tё zhvillimit organizativ dhe tё qytetarisё aktive, nё pёrgjithёsi. Përveç kësaj, Qendra zbaton skemën e granteve për vullnetarizëm që ka për qëllim mbështetjen e nismave për aktivizëm qytetar dhe promovim të vullnetarizmit në vend.
Grantet për vullnetarizëm kanë për qëllim arritjen e rezultateve konkrete brenda një kornize të caktuar kohore. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individët, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare që prezantojnë propozimet më bindёse dhe më kreative, të cilat kanë potencial të lartë për t’i angazhuar qytetarёt dhe qytetaret e Kosovёs nё adresimin e çёshtjeve tё komunitetit ku ata jetojnё.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
- Individët
- Iniciativat e paregjistruara
- Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ-të) vendore që janë të regjistruara në Kosovë.
KOHËZGJATJA DHE BUXHETI
Kohëzgjatja e projektit nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 muaj.
Buxheti maksimal që kërkohet për financim në kuadër të kësaj thirrjeje nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 5,000.00 (pesë mijë) EUR.
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Aplikantët duhet t’i dërgojnë aplikacionet e kompletuara në rc-kosovo@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes, të specifikuara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2021, në ora 15:00.
Të gjitha informacionet shtesë, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit, mund të sigurohen në www.kcsfoundation.org. Çfarëdo pyetje që mund të keni rreth përgatitjes së aplikacionit mund të na shkruani në emailin rc-kosovo@kcsfoundation.org.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE), bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD