THIRRJE PËR APLIKIM


Bazuar në standardet evropiane dhe praktikat më të mira, Organizata Gjermane CSSP Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues dhe Qendra për Ndërmjetësim Mitrovicë, me përkrahjen financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) dhe Community Building Mitrovica (CBM), publikon në këtë:

 THIRRJE PËR APLIKIM

 

Për trajnimin e 15 kandidatëve për ndërmjetësues nga Komunat Veriore të Kosovës të cilët do të zgjedhen për të marrë pjesë në trajnimin për Ndërmjetësim.

CSSP Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues është organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Berlin, Gjermani. Ajo u themelua për të nxjerrë mësime nga puna dhjetë vjeçare e Ndërmjetësuesit ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë (IMBH) (1995 - 2004), Prof. Dr. Christian Schëarz-Schilling. Projekti ishte iniciuar nëpërmjet një Rezolute në Parlamentin Gjerman si projekt për mësimet e nxjerra.

Organizata ka trajnuar disa qindra persona në ndërmjetësim në mbarë botën.

 

Çfarë është ndërmjetësimi?

Shumë mosmarrëveshje mund të trajtohen me ndërmjetësim, një proces konfidencial, vullnetar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në të cilën personi i tretë neutral (ndërmjetësuesi) ndihmon palët që të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të kënaqshme. Ndërmjetësi lehtëson komunikimin e palëve, duke i udhëhequr ata përmes një procesi të strukturuar diskutimi. Ndërmjetësuesi ndihmon palët të arrijnë marrëveshje, por nuk merr vendime për ta. Ndërmjetësimi nuk është zëvendësim për proceset gjyqësore, por është një metodë alternative për trajtimin e llojeve të caktuara të kontesteve.

Kandidatët e interesuar, mund të dorëzojnë personalisht një kopje të diplomës së Universitetit, CV-në dhe Letër Motivimin në Qendrën për Ndërmjetësim Mitrovicë në Zyrën e Veriut, rr.“Cika Jovina“ p.n. apo përmes e-mailit: info@cssp-mediation.org,jbozovic@cssp-mediation.org dhe bismaili@cssp-mediation.org

Për më shumë informacione të nevojshme për të aplikuar dhe për projektin, kandidatët e interesuar mund t'i gjejnë në: www.cssp-mediation.org, www.mediation-mitrovica.org, www.acdc-kosovo.org dhe www.cbmitrovica.org

Pas përfundimit me sukses të programit të trajnimit për ndërmjetësim, pjesëmarrësit do të certifikohen. Certifikata plotëson standardet rajonale dhe europiane. Pasi të përmbushen të gjitha kushteve të nevojshme, kandidatët që përfundojnë me sukses trajnimin do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Thirrja për Aplikim është e hapur nga 21 mars – 4 prill, 2016 deri në ora: 16:00.

BËHUNI PJESË E PROCESIT TË NDËRMJETËSIMIT NË KOSOVË, gjinia femërore dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës veriore janë të inkurajuar të aplikojnë për trajnim.

Për informata më të hollësishme, ju lutemi na kontaktoni në +381 (0) 65 5297 497, +377 (0) 44 547 705 dhe +377 44 964 579.

 

Kriteret e përzgjedhjes dhe procesi

Përzgjedhja do të kryhet në bazë të procesit konkurrues, me qëllimin e përzgjedhjes së një grupi të diversifikuar të ndërmjetësuesve që do të pasqyrojnë në mënyrë adekuate përbërjen e shoqërisë së Komunave Veriore të Kosovës , duke përfshirë edhe faktorët relevantë siç janë gjinia, mosha dhe përkatësia etnike e kandidatit. CSSP do të kryejë një rishikim paraprak dhe të përgatisë një listë të shkurtër të kandidatëve. Kandidatët e përzgjedhur nga lista e shkurtër do të ftohen për intervistë. Kandidatët do të informohen për rezultatet pas intervistës.

Trajnimi pritet të mbahet nga 18 – 23 prill, 2016 dhe do të mbulojë fushat: Teoria e ndërmjetësimit, aftësitë e përgjithshme të ndërmjetësuesit, korniza ligjore për ndërmjetësim dhe Kodin e Etikës së Ndërmjetësuesit. Kandidatët do të kërkohen të marrin pjesë në mënyrë aktive në të gjithë programin e trajnimit. Trajnimi është pa pagesë, me përjashtim të shpenzimeve të udhëtimit të pjesëmarrësve cilat ata pritet t'i mbulonjë, sipas nevojës.

Trajnimi përbëhet prej dymbëdhjetë ditë e gjysmë (12,5 ditë) dhe do të zhvillohet në tri pjesë, në një periudhë prej dy-tre muaj. Trajnimi bazik dhe i avancuar do të zgjasin nga pesë (5) ditë rresht ndërsa trajnimi rifreskues do të marrë dy ditë e gjysmë (2,5 ditë). Trajnimi do të zhvillohet gjatë ditëve të javës dhe në fundjavë. Pjesëmarrësit janë të detyruar të marrin pjesë në të gjitha seancat.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD