CBM-i dhe partnerët organizojnë Aktivist Lab Mitrovica
Community Building Mitrovica në bashkëpunim me organizatat partnere nga Holanda PAX dhe Butterlfy Works organizuan Lab-in e aktivistëve Mitrovica. Për katër dite, nga 1 – 4 Prill aktivistë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës nën mbështetjen e ekipit organizativ i bashkuan forcat dhe punuan në krijimin e ideve kreative dhe kampanjave publike sensibilizuese me fokus kryesor zhvillimin urban të zonës së Urës dhe brigjeve të lumit Ibër. Pjesë e këtij Lab-i ishin dhe Jens Aerts, ekspert i Planifkimit dhe Zhvillimit Urban, Rami Maksoud, pjesëmarrës në Aktivist Lab Beirut, Liban.
Në ditën e katërt të Lab-it, aktivistët kishin rastin që t’i prezantojnë rezultatet e punës së tyre në ekspozitën e hapur që u organizua si event përmbyllës në hapësirat e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica(dega - Veri), dhe që si temë kishte zhvillimin urban të zones së Urës së Ibrit dhe përfshirjen publike në këtë proces. Ky event u emetua drejtpërdrejtë në YouTube. Në linkun vijues, mund të gjeni rezultatet nga foto-shëtitja e realizuar tek zona e Urës së Ibrit: https://nl.pinterest.com/activisthive/activist-lab-mitrovica-urban-development-public-en/
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD