CBM - Buletini
CBM e njeh sfidën… por e njeh punën e palodhshëme shumë më mirë.
Bota ka ngecur në një mosbesim në muajt e kaluar si pasojë e pandemisë COVID 19. Jeta normale të cilën e kemi jetuar deri më tash, tanimë nuk njihet si e tillë pasi na është ndërprerë dhe na ka shtyrë në një normalitet të ri. Komunitetet në regjionin e Mitrovicës janë dhe përballen ende me shumë sfida sa i përket jetës së përditshme si dhe ballafaqohen me “normalitete të reja”, derisa fatkeqësisht, pandemia është edhe një shtesë e tërë kësaj. Nevojat e komunitetit të regjionit të Mitrovicës janë në mendjen e CBM-së. Angazhimi ynë qenësor për të arritur që të kontribuojmë dhe ta mbajmë misionin tonë për të arritur vizionin për qytetin dhe regjionin mbetet synim i përhershëm dhe i pafund. Fryma jonë pozitive na forcon, pasi jemi të sigurt në përmirësimin e sfidës të cilën të gjithë së bashku po e kalojmë.
Vegëza e mëposhtme ju drejton tek BULETINI ynë, me një përshkrim të shkurtër të arritjeve tona në gjashtë (6) muajt e kaluar Përshkuan mënyrën se si u përshtatëm me realitetin e ri dhe se si vazhduam së zbatuari aktivitetet tona.
Në masë të madhe e falënderojmë komunitetin tonë, partnerët, donatorët dhe miqët për përkrahjen dhe përkushtimin e treguar përgjatë këtyre gjashtë (6) muajve.
Ju faleminderit për besimin dhe vëmëndjen tuaj.
Drejtuesit e CBM-së.
/uploads/CES/CBM%20Newsletter%202020.pdf
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD