CBM dhuron 245 tituj libra
Pesë shkolla të mesme të ulëta dhe dy shkolla të mesme nga Mitrovica e Jugut pranuan 35 tituj libra secila, me një total prej 245 tituj libra që i’u dhuruan donacion këtyre institucione të arsimit nga Community Building Mitrovica.
Përfituese të këtij donacioni ishin shkollat fillore: ‘’Shaban Idrizi’’, ‘’Harun Beka’’, ‘’Abdullah Shabani’’, ‘’Bedri Gjina’’, ‘’Bislim Imeri’’ – shkolla e mesme ekonomike ‘’Hasan Prishtina’’ dhe gjimnazi ‘’Frang Bardhi’’.
Këto libra janë të dedikuara për profesorët dhe nxënësit në mënyrë që plotësohen nevojat e shumta për literaturë dhe të pasurohet fondi i librave në këta tempuj të diturisë. Librat në fjalë përfshijnë fusha të ndryshme nga shkencat egzakte dhe shoqërore, kultura, arkitektura, etj.
Drejtorët dhe përfaqësuesit tjerë të këtyra shkollave shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre për donacionin, bashkëpunimin dhe mbështetjen që CBM-i po ofron institucioneve të arsimit. Parakprakisht CBM i kishte dhuruar dhe Universitetit të Mitrovicës ‘’Isa Bolentini’’ 55 tituj libra. CBM vazhdon që përmes aksioneve të ndryshme të shpreh angazhimin për ngritjen e nivelit të arsimit.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD