CBM priti në vizitë studentët e degës Europiane të Master-it mbi të drejtat e njeriut dhe demokratizim
Community Building Mitrovica priti në takim 23 studentë së degës Europiane të Master-it dhe të degës Master së Vjenës mbi të drejtat e njeriut dhe demokratizim.
Pas një prezantimi të shkurtë nga të dy palët në këtë takim, temat e trajtuara ishin: të drejtat e njeriut, projektet multietnike, fuqizimi i gruas dhe të rinjëve, media dhe politika. Në fjalën e saj drejtoresha ekzekutive e CBM-it Aferdita Sylaj përmendi se ka shumë projekte multietnike që CBM ka implementuar dhe po implementon dhe disa prej tyre të nisura si projekte tashmë janë organizata të pavarura joqeveritare si: Mitrovica Rock School, Shoqata e Grave për të Drejtat e Njeriut, etj – ndërsa poashtu theksoi se projekti "Mjedisi mbështetës i biznesit për gratë fillestare në biznes në Mitrovicë Veri dhe Jug” po thyen barrerat patriarkale.
Pyetje të ndryshme u ngritën nga studentët gjatë diskutimit si: A është gjendja ende e dhunshme në Mitrovicë ? Si mund të zgjidhet problem i ndarjes? Se a është i ndarë sistemi i edukimit? Si ndikojnë marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në jetën e përditshme të njerzëve në këtë rajon? Se si arrin CBM që të sjellë përmes projekteve që realizon qytetarë nga të dy anët e qytetit në një vend? Çfarë strategji përdoren për të diskutuar tema të ndjeshme?
Drejtoresha e CBM-it duke i’u përgjegjur këtyre pyetjeve përmendi se politika ka ndikimin e saj dhe ndonjëherë mund të shkaktojë tensione ; ka shumë probleme në sistemin e edukimit pasiqë zbatohet sistemi kosovar i edukimit dhe sistemi serb i edukimit; përderisa është më lehtë të arrihen grate dhe të rinjët sesa institucionet. Ndërsa kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme CBM bën të gjitha përgaditjet që këtyre çështjeve të ju qaset në mënyrën më të mire të mundshme, e edhe pse ka perspektiva të ndryshme nga palët situata është e menaxhuar mirë dhe nuk ka incidente.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD