COMMUNITY BUILDING MITROVICA DHE YIHR KS NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI ME MINISTRINË E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË PËR TË RRITUR SHKËMBIMIN E INFORMATAVE DHE EDUKIMIN MBI DREJTËSINË
Community Building Mitrovica dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të mundësuar zbatimin e programit "Kërko Drejtësi" në shkollat e mesme të rajonit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.
Kjo marrëveshje u arrit me qëllim të organizimit të ligjëratave interaktive për sektorin e drejtësisë, dhe shkëmbimin e informatave të fokusuara mbi të drejtat ligjore, qasjes në drejtësi dhe llogaridhënies. Palët nënshkruese shprehën angazhimin për të bashkëpunuar në kuadër të përgjegjësive të tyre me qëllim të përmbushjes së objektivave të programit.
Ky projekt synon rritjen e qasjes në drejtësi përmes aktiviteteve të përbashkëta të të gjitha komuniteteve, dhe është i dizajnuar për të edukuar të rinjtë për të drejtat e tyre, dhe mundësitë për të ushtruar këto të drejta në kuadër të sistemit ekzistues të drejtësisë.
Për implementimin e programit ‘Kërko Drejtësi’ - NCSC u mbështet me grant nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe e Zbatimit të Ligjit, me qëllim për të përkrahur zhvillimin e drejtësisë së bazuar mbi dëshmi në Kosovë. Në rajonin e Mitrovicës, ky program implementohet nga Community Building Mitrovica dhe AKTIV.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD