Community Building Mitrovica i’u bashkua shënimit të Ditës së Tokës


Community Building Mitrovica i’u bashkua shënimit të Ditës së Tokës që festohet cdo vit me datë 22 Prill. Studentët e Access Programit në Jug mbjellën lule së bashku me Kopshtin e fëmijëve ‘’Gëzimi Ynë’’, ndërsa studentët e Access Programit në Veri mbjellën lule në Shkollën Speciale. Kjo iniciativë u realizua në kuadër të shërbimeve për komunitetin pjesë e Access Programit.Në këtë rast qëllimi i këtij aktiviteti simbolik ishte që të ndikojë pozitivisht për ambient më të pastër dhe të shëndetshëm, por dhe për të inkurajuar shoqërinë që të jenë më miqësor në raport me tokën.

Studentët dhe fëmijët kaluan kohë shumë të mire së bashku gjatë mbjelljes së luleve në oborrin e çerdhës, e të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Drejtori i Departamentit të Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut Zt.Pajazit Hajzeri dhe Drejtori i Inspekcionit Zt.Naim Hajra. Përderisa në Mitrovicën e Veriut studentët u përkujdesën që me punën e tyre në mbjelljen e luleve të krijojnë ambient më të këndshëm për fëmijët e shkollës speciale dhe poashtu të vënë në pah rëndësinë e kujdesit ndaj tokës.

Programi për mësim të gjuhës angleze Access Microscolarship mbështetet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD