CBM dhe Lëvizja KOHA kanë organizuar debatin e dytë publik për raportin e monitorimit të të rinjve mbi Komunën e Mitrovicës së Jugut
Community Building Mitrovica dhe OJQ ‘Lëvizja KOHA’, një nga organizatat përfituese të granteve në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, mbajtën debatin e dytë publik mbi procesin e monitorimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, Departamentit të Arsimit dhe Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj Komune me titull: ‘’Gjendja e Arsimit dhe Rinisë në Mitrovicë''.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Drejtori i Departamentit të Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut Zt.Pajazit Hajzeri, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Zt.Tafil Peci dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe mediave. Znj.Florentina Hajdari Hajra, Menaxhere e Programit për qeverisje të mirë në CBM bëri hapjen e takimit, prezantoi projektin ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, si dhe moderoi tryezën e rrumbullakët. Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i Lëvizjes KOHA, Zt.Erzen Isufi për prezantimin më të hollësishëm të raportit ‘’Rinia ju vëzhgon’’, për diskutimin e të cilit ishte organizuar ky debat. Zt.Isufi foli për rezultatet e procesit të monitorimit, ndërsa informoi audiencën se raporti përfundimtar do të publikohet me datë 20 prill, 2016.
Si shqetësim kryesor mbi punën e Departamentit të Arsimit, sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Koha janë shkurtimet e buxhetit për këtë vit, ndërkohë që një nga arritjet në këtë Departament konsiderohet rritja e sigurisë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Si shqetësim kryesor mbi punën e Departamentin e Arsimit, sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Koha janë shkurtimet e buxhetit për këtë vit. Nga monitorimi i Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport si nevojë kryesore është përmendur njohja e punës vullnetare. Përfaqësuesit e që të dy këtyre departamenteve të përmendura më lart janë pajtuar kryesisht me gjetjet e paraqitura, ndërsa poashtu përshëndetën rekomandimet.
Ky diskutim publik u organizua si pjesë e projektit: ‘‘Rinia ju vëzhgon’’ – i realizuar në kuadër të projektit: ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, - projekt ky i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, bashkë-financuar nga Agjensioni Austriake për Zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, ndërsa implementohet nga Community Building Mitrovica dhe Koalicioni për Burime Rini dhe Media.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD