Draftimi i Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit RAE në lagjen e romëve në Mitrovicë.
CBM ( Community Building Mitrovica ) ka filluar implementimin e projektit " Hartimi i Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve RAE në Mitrovicë " në partneritet me autoritetet komunale .
Gjatë vitit 2009, Qeveria e Kosovës ka hartuar strategjinë për integrimin e komunitetit RAE , ndërsa komunat e Kosovës janë të obliguara të hartojnë planet e tyre lokale të veprimit për zbatimin e strategjisë të përmendur më lartë . Bazuar në këtë, CBM mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) morri përsipër të ndihmojë autoritetet komunale në Mitrovicë në hartimin e Planit të Veprimit për Integrimin e komunitetit RAE në lagjen e romëve në harmoni me Strategjinë e përgjithëshme hartuar dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës . Objektivi i këtij projekti është të hartojë një plan komunal për integrimin e komunitetit RAE në Mitrovicë dhe për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të komunitetit RAE brenda shoqërisë në menyrë që të gëzojnë marrëdhënie të mira socio - ekonomike dhe politike me të gjitha bashkësitë tjera etnike që jetojnë në Mitrovicë .
Projekti ka për qëllim të vë në pikëpyetje kufijt e tolerancës dhe mirëkuptimit por edhe përgjegjësitë kolektive me qëllim për të kanalizuar ato në proceset e integrimit të komunitetit . Projekti do të sjellë komunitetin RAE si katalizator të ndryshimeve pozitive në lidhje me ndarjen dhe integrimin etnik në Mitrovicë.
Dhe në fund, projekti do të kontribojë një pjesmarrje më të gjërë të qytetarëve në vendimmarrje ku qytetarët do të përfshihen drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë demokratike .
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD