CBM shpall hapjen e Granteve dhe bën Certifikimin e pjesëmarrësve në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’
Community Building Mitrovica në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ organizoi sesion për hapjen e skemës së granteve dhe certifikimin për gratë të cilat kanë ndjekur trajnimet si pjesë e këtij projekti. Prezent në këtë aktivitet ishin pjesëmarrëset e projektit, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe përfaqësues të mediave të ndryshme. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që zyrtarisht të bëhet hapja e skemës së granteve dhe në këtë kontekst që të prezantohet më në detaje procedura e aplikimit, e poashtu me këtë rast u bë dhe shpërndarja e certifikatave për participantet e këtij projekti.
Zt.Dzemil Huseinovic, menaxher dhe Zt.Kenan Beqiri koordinator i projektit prezantuan procedurat e aplikimit për grante, dokumentet e nevojshme dhe i informuan pjesëmarrëset mbi formularët që duhet të plotësohen në mënyrë që të aplikojnë grante.’’Dokumentet janë të përgaditura në tre gjuhë: Angleze, Shqipe, Serbe dhe ato mund t’i gjeni në website të CBM dhe D&G Solution ’’ – theksoi menaxheri i projektit Zt.Huisennovic. Kjo skemë do të ofrojë mbështetje për së paku 30 gra pjesë të këtij projekti përmes granteve në formë të materialeve dhe mjeteve për punë duke filluar nga 2.500 deri në 7.500 Euro.
Gjatë këtij eventi u bë dhe prezantimi i Mentor Platformës, përmes së cilës pjesëmarrëset do të mbështeten me ekspertizë dhe lehtësime tjera gjatë përgaditjes së planeve të biznesit e poashtu dhe gjatë fazes së implementimit.Secila participante ka të drejtën që të aplikoj për grant me një plan të biznesit, dhe rrjedhimisht të jetë dhe përfituese e grantit.Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 18 Maj, 2016.
Me këtë rast u bë dhe dorëzimi i certifikatave për gratë që kanë qenë pjesë e trajnimeve të organizuara në kuadër të ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Ky event u mbajt në Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, respektivisht në hapësirat e ARZH për pjesëmarrësit nga Mitrovica e Jugut, dhe në pikën Informimit të BE-së për pjesëmarrësit e këtij projekti nga Mitrovica e Veriut.
Projekti si tërësi synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Veriut dhe Jugut të Mitrovicës përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet krijimit të ambientit të përshtatëshëm të biznesit për gratë sipërmarrëse. Aktivitetet kryesore të projektit janë të drejtuara në përmirësimin e kapaciteteve të grave për të krijuar dhe drejtuar bizneset e tyre, dhënien e granteve për zhvillimin e produktit , mbështetjes të qëndrueshëm të grave sipërmarrëse në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes mentorimit, konsulencës dhe platformës së internetit/webit.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD