INFO SESIONI – ÇKA ËSHTË SHOQËRIA CIVILE?


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

INFO SESIONI – ÇKA ËSHTË SHOQËRIA CIVILE?
Datë: 29. korrik 2021 | Ora: 10:00 – 12:00 | Zoom

 

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ju fton që të merrni pjesë në Info Sesionin e radhës me temën:

Çka është Shoqëria Civile?

Gjatë Info Sesionit ju do të keni mundësi të merrni informata lidhur me:

  • Historinë e zhvillimit të shoqërisë civile dhe strukturën e Organizatave të Shoqërisë Civile-(OShC) në Kosovë;
  • Rolin dhe funksionin që kanë OShC-të në demokratizimin e vendit;
  • Dallimet dhe ngjashmëritë në mes të formave kryesore të OShC-ve në Kosovë;
  • Mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrje qytetare në jetën publike në përgjithësi, me fokus të veçantë në organizim të komunitetit dhe adresim të nevojave të tyre në institucione publike të nivelit qendror dhe lokal.

Ligjeruesi:

Dren Puka- është Drejtor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ai ka përvojë mbi 10 vjeçare në hartimin e kornizave empirike dhe teorike të analizës, zhvillimin dhe kryerjen e projekteve kërkimore që synojnë të prodhojnë prova për të formësuar politikat publike përmes pjesëmarrjes më të madhe qytetare. Duke punuar me organizata të shumta dhe duke marrë pjesë në iniciativat kryesore të politikave në lidhje me zhvillimin e shoqërisë civile, puna e z. Puka është veçanërisht e përqendruar në prodhimin e një mjedisi që kërkon të nxjerrë në pah zëra të ndryshëm dhe të margjinalizuara për të formuar një sferë publike reflektuese dhe gjithëpërfshirëse. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka avokuar dhe marrë pjesë në hartimin e Ligjit për lirinë e asocimit dhe dokumenteve të tjera të politikave në lidhje me financimin publik për OSHC-të dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes.

Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre për shoqërinë civile. Përveç prezantimit të pikave të lartpërmendura, pjesëmarrësit do të mund të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Dren Puka.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në Info Sesion përmes platformës Zoom, duke u regjistruar në: https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZckc-2qqTwsG9Hr5FGu-qu_7UzHypk2Xn51

*Info sesioni do të zhvillohet në gjuhen Shqipe, dhe me përkthim në gjuhën Serbe*

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është një projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE), bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM)


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD