INFO SESIONI – BASHKIMI EUROPIAN NË NJË DITË


INFO SESIONI – BASHKIMI EUROPIAN NË NJË DITË

Datë: 30 mars 2021 | Ora: 09:30 – 12:00 | Platforma: Zoom

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes projektit për Qendrën e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë (Kosovo Resource Center for Civil Society), ju fton në:

Info Sesionin e parë me temën ‘Bashkimi Europian në Një Ditë’ më shumë se 5 vjet nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) ku z. Demush Shaha, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK do të ju ofrojë informacione lidhur me:

 

  • Rolin dhe rëndësinë e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim;
  • Përafrimi i Kosovës në drejtim të BE-së në bazë te MSA-së;
  • Dhjetë gjërat konkrete të MSA-së të cilat nuk janë kryer ende;
  • Mësimet që duhet të nxirën nga zbatimi i MSA-së;
  • Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile në procesin e zbatimit të MSA-së;
  • Si mund të marrë pjesë Shoqëria Civile në zbatimin e MSA-së;
  • Roli dhe rëndësia e Agjendës për Reforma Evropiane në proces të integrimit;
  • Si mund të marrë pjesë Shoqëria Civile në zbatimin e ARE-së.

Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me Bashkimin Europian. Përveç prezantimit të pikave më lartë, pjesëmarrësit do të mund të parashtrojnë pyetje dhe bashkëbisedojnë me ligjëruesin Demush Shasha.

 

Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në sesionin informues përmes platformës ZOOM, duke u regjistruar në këtë link.

*Gjatë takimitit do të ketë përkthim edhe në Gjuhën Serbe.

 

Demush Shasha ka 13 vjet përvojë në shërbim publik në fushën e integrimit europian. Ai ka shërbyer për shtatë vjet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian të Kosovës. Gjatë mandatit të tij ai ka mbikëqyrur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmbushjen e kritereve që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Gjatë mandatit të tij ai ka shërbyer tre kryeministrave dhe pesë ministrave. Pas punës së tij në Qeveri, Demushi ka themeluar Institutin e Politikave Europiane të Kosovës (EPIK). Nën udhëheqjen e tij Instituti EPIK u vendos si autoriteti kryesor në fushën e integrimit evropian.

 

Projekti “Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë” është një projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financuar nga Suedia, i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Përgjegjësia për përmbajtje i takon tërësisht organizatorëve dhe nuk reflekton domosdomërisht qëndrimet e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe të Suedisë.

 

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD