Sesion informues mbi platformën e mentorimit
Community Building Mitrovica organizoi sesion informues ndërmjet kompanisë së mentorimit ‘’KO-Plan’’ dhe pjesëmarrësve të projektit për ndërmarrësi në lidhje me platformën e mentorimit. Ky aktivitet u mbajt në ambientet e Agjensionit Rajonal për Zhvillim dhe në Pikën Informative të BE-së.Koordinatori i projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’, Zt.Kenan Beqiri dhe përfaqësuesi i kompanisë mentoruese ‘’KO-Plan’’ Zt.Florent Bajrami informuan pjesëmarrëset mbi organizimin, strukturën dhe shërbimet e platformës së mentorimit.Në mënyrë që plotësisht t’i përgjigjet nevojave të pjesëmarrësve të cilat nuk kanë eksperiencë në shkrim të planeve të biznesit, CBM-i ka paraparë që një pjesë e mentorimit të mbahet para dorëzimit të planeve të biznesit (afati i fundit 18 Maj, 2016), ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve të mentorimit të ofrohet pas ndarjes së granteve, respektivisht gjatë implementimit të planeve përkatëse të biznesit.
‘’Në mënyrë që të përfitohet nga shërbimet e konsulencës që ofrohen në kuadër të mentorshipit, pjesëmarrëset e projektit duhet që të dorëzojnë një draft të planeve të tyre për biznes deri më datë 10 Maj, 2016 ashtu që në ditët e mbetura deri në afatin e fundit për aplikim të kenë mbështetjen e mentoreve më qëllim që idetë të jenë sa më mire të artikuluara në versionin final të biznes planit me të cilin do të aplikohet për grant’’ – tha Zt.Bajrami.
Mentoret me ekspertizën e tyre do të mbështesin gratë të cilat kanë qenë pjesë e projektit përmes asistencës dhe korigjimeve të nevojshme gjatë shkrimit të biznes planeve, gjithmonë pa pasur ndonjë ndikim mbi idetë e tyre përkatëse për biznes. Skema e granteve do të ofrojë mbështetje për së paku 30 gra pjesë e këtij projekti në formë të materialeve dhe mjeteve për punë duke filluar nga 2.500 deri në 7.500 Euro.
Në këtë aktivitet poashtu u bë dorëzimi i certifikatave për gratë të cilat nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit.
Platforma e mentorimit synon që të krijojë bashkëpunim mes mentoreve dhe grave pjesëmarrëse të projektit të cilat janë fillestare në biznes kryesisht përmes konsulencës dhe formave tjera të mbështetjes. Roli i CBM-it dhe i ‘’KO-Plan’’ do të jetë i përqendruar në drejtim të lehtësimit së punës mes mentoreve dhe të mentoruarave, udhëzimeve dhe monitorimit të procesit.
Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD