FTESË: Konferenca ''Çështjet tona''
Community Building Mitrovica (CBM) me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në Konferencën “Çështjet tona”, në të cilën do të publikohet raporti për “tri ciklet e debateve” nga periudha 2013-2015 i mbajtur në Jug dhe Veri të Mitrovicë. Ky projekt është i financuar nga PAX dhe realizuar nga CBM. Qëllimi i projektit është të ngris pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes përmes debateve publike.
Kjo ngjarje do të jetë mundësi e mirë për Shoqërinë Civile dhe zyrtarët të diskutojnë së bashku temat që janë ngritur nga partnerët e projektit dhe do të jetë vend për rekomandime drejt përmirësimeve të nevojave të qytetarëve . Qasja e të punuarit nga poshtë lart në pjesëmarrjen publike, njëherësh duke mbështetur Shoqërinë Civile dhe duke adresuar problemet specifike përmes avokimit drejt institucioneve lokale ka rezultuar të jetë mjet efektiv i punës në lidhje me pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes dhe adresimin e nevojave.
Transporti është i organizuar për ata që kanë nevojë.Nisja bëhet në ora 10:30 nga zyret e CBM-it.
Faleminderit paraprakisht, presim kontributin tuaj në diskutim.
Data dhe koha: 01.03.2016, 11:00h (E Martë)
Vendi: Hotel Palace
Sinqerisht,
CBM
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD