Po fillojmë me USAID!
Programi për Pajtim dhe Transformimin e Konflikteve (PTK)
CBM ka nderin të ju njoftojë që për periudhen 5 vjeçare ka lidhur bashkëpunim me USAID për Programin për Pajtim dhe Transformimin e Konflikteve (PTK). Ky program do të punojë për adresimin e nevojave aktuale për pajtim midis grupeve të ndryshme etnike në Kosovë në nivelin individual, në komunitet dhe në nivelin institucional. Kjo do të arrihet përmes ndërtimit të vetëdijes personale dhe kolektive mbi nevojën për të transformuar mirëkuptimin ndaj të tjerëve, prioritizimin e vlerave dhe qasjeve të përbashkëta, si dhe shndërrimin e bashkëjetesës në kohezion të përbashkët shoqëror të të gjithë njerëzve në vend.
Grupet e synuara
Ky program do të synojë disa grupe për të arritur ndikim në disa nivele
• individual - duke e kuptuar më mirë njëri-tjetrin përmes tregimit të storieve
• në politika - ndikimi në përmirësimin e kushteve për pajtim përmes politikave
• socio-ekonomik – inovacionet sociale që adresojnë sfidat shoqërore ndërsa palët e interesuara të ekonomisë lokale do të përfitojnë nga promovimi i partneritetit publiko-privat
• media - promovimi i vlerave të përbashkëta nga komunitete të ndryshme
• hulumtime –hulumtime të nivelit të lartë; hulumtime dhe analiza të programeve të cilat mund të jenë me interes për qeverinë, organizatat zhvillimore dhe donatorët.
Në tërësi, rëndësia e programit është të arrijë ndikim në nivel të përgjithshëm në shoqërinë kosovare. Në këtë mënyrë, krijuesit lokal për ndryshim, do të përmirësojnë aftësinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të përfshirë grupe, sektorë dhe individë të ndryshëm përmes aktiviteteve në komunitet.
Pajtimi, mirëkuptimi dhe barazia në komunitet - janë qëllime thelbësore të CBM-it, të cilat ne po përpiqemi të adresojmë përmes programeve të ndryshme; kurse ne vazhdojmë të jemi shumë pozitivë që ky bashkëpunim me USAID-in do të jetë një kontribut i madh në arritjen e vizionit të CBM për rajonin e Mitrovicës dhe më gjërë.
Ky program mbështetet nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD