Ceremonia e Diplomimit nga MIU


Jemi të lumtur të ju informojmë për një arritje të rëndesishme në fushën e edukimit dhe unitetit, e cila u mundësua përmes një partneriteti të jashtëzakonshëm midis 'Management International University' dhe CBM. 20 mendje të ndritura nga Mitrovica Jugore dhe Veriore, kanë diplomuar me sukses në klasat "Fondacionet në Biznes" në këtë universitet, përmes bashkëpunimit me CBM! Pavarësisht ndarjeve gjeografike dhe kulturore, këta studentë kanë dëshmuar se arsimi nuk njeh kufij dhe ka fuqinë për të bashkuar njerëzit.

Ishte një nder i veçantë për ne që ta kishim ta pranishëm edhe presidentin e MIU, z. James Holmes dhe të degjonim teksa ju drejtohej të posa-diplomuarve me fjalët më frymëzuese. Njohuritë e tij jo vetëm që na kanë orientuar por gjithashtu kanë motivuar të diplomuarit për të përqafuar sfidat që ju qëndrojnë përpara.

Urime të përzemërta për te gjithë. Faleminderit që na frymëzoni me përkushtimin tuaj dhe suksese në të gjitha planet tuaja të ardhshme!


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD