PLANIFIKIMI ME BAZË NË KOMUNITET / TAKIMI I GRUPIT PUNUES
Në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, CBM organizoi takimin e parë të grupit punues, me qëllim që të definoj procesin e planifikimit me bazë në komunitet, afatin kohor dhe rolin e grupit të punës. Komponenti i planifikimit me bazë në komunitet, pjesë e Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, do të mundësoj që ky planifikim të bëhet me pjesëmarrje të komunitetit.
Përgjegjësia e grupit punues do të jetë të zhvilloj metodologjinë mbi qasjen ndaj komuniteteve të ndryshme, në mënyrë që të përfshijë inputin dhe nevojat e tyre në procesin e planifikimit. Gjatë fazës së parë të programit, planifikimi me bazë në komunitet do të zhvillohet në dy lagje të rajonit të Mitrovicës – në një lagje në Komunën e Mitrovicës Jugore dhe në një lagje në Komunën e Zveçanit.
Grupi punues do të takohet gjatë muajve në vazhdim për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve në planifikimin me bazë në komunitet, dhe do të përbëhet nga: CBM, përfaqësues të komunave, këshilltarët komunal nga UN- HABITIAT, organizatat anëtare të ekipit monitorues të rajonit të Mitrovicës. Kështu, ky komponent i programit do të ndjekë një qasje në dy drejtime: nga poshtë-lart dhe nga lart-poshtë në planifikimin me bazë në komunitet, duke koordinuar strategjitë urbanistike të komunave dhe nevojat e komuniteteve.
Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës - një bashkëpunim unik mes UN-Habitat, PAX, CBM dhe komunave veriore të Kosovës - është program 4 vjeçar ku për qëllim ka përkrahjen në ngritje të kapaciteteve lokale për planifikim strategjik, rritje të transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies të pushteteve lokale nëpërmjet mobilizimit dhe angazhimit të shoqërisë civile, si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve përmes bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërkomunal dhe lokal-qendror. Programi bashkëfinancohet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim dhe Qeveria e Kosovës.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD