OJQ 'Prehja' e mbështetur nga CBM publikon raportin e monitorimit për Komunën e Skenderajt
Me mbështetje të Community Building Mitrovica, OJQ Qendra e Gruas 'Prehja', një ndër organizatat përfituese të granteve në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ organizoi debat publik për publikimin e raportit të monitorimit me temë "Rritja e transparencës në Kuvendin Komunal të Skenderaj dhe monitorimi i buxhetit komunal''. Të pranishëm në këtë tryezë ishin: Nënkryetari i Komunës së Skenderaj Zt.Fadil Nura, Kryetari i Kuvendit Komunal të Skenderajt Zt.Ismet Salihu, drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos Znj.Valdete Idrizi, anëtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt dhe përfaqësues të tjerë të ndryshëm të partive politike, shoqërisë civile dhe medias.
Ky debat i hapur u realizua si rezultat i monitorimit pesë mujor të institucioneve lokale të Skenderajt nga ana e OJQ-së 'Prehja', nën mbështetjen e Community Building Mitrovica.
Menaxherja e Programit për Qeverisje të mirë në CBM Znj. Florentina Hajdari Hajra bëri hapjen e tryezës së rrumbullakët duke paraqitur shkurtimisht projektin ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, si dhe raportin e monitorimit të realizuar nga OJQ ‘Prehja'. Më pas fjalën e mori Zt.Milazim Mustafaj, përfaqësues i OJQ-së 'Prehja' i cili informoi audiencën më në detaje në lidhje me procesin e punës dhe rezultatet e monitorimit. Çështjet kryesore të ngritura në raportin e paraqitur nga Mr.Mustafaj ishin: mungesa e lidhjes së disa fshatrave me sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, mungesën e transparencës nga ana e institucioneve lokale sidomos kur bëhet fjalë për qasjen në dokumente zyrtare të Komunës, etj. Por, siç u përmend nga përfaqësuesi i OJQ-ja 'Prehja' ka përmirësime dhe është arritur progres.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Zt. Fadil Nura, në fjalën e tij fillimisht konfirmoi faktin se ka ende fshatra që nuk janë të lidhura me sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, por potencoi se Komuna është duke punuar në këtë drejtim, ndërsa kur është fjala për qasjen në dokumentet zyrtare, sipas tij vetëm një nga shtatë kërkesat për qasje është shpërfillur. Megjithatë Zt.Nura përshëndeti rekomandimet e përfshira në raportin e monitorimit, edhe pse siç tha ai, do të donte që të dhënat në raport të jenë më të detajuara.
Më tutje Kryetari i Kuvendit Komunal shprehu opinionin e tij mbi të gjeturat në raport, ndërsa poashtu Znj. Valdete Idrizi nga CiviKos foli mbi praktikat dhe përvojat e Platformës me institucionet publike. Kontribut përkitazi me raportin e monitorimit të prezantuar në këtë tryezë të rrumbullakët dhanë edhe të pranishmit tjerë.
‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ambasada Mbretërore e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD