Jemi të lumtur që po organizojmë një trajnim për të rinjtë rreth krijimit të mesazheve pozitive të pajtimit!


Jemi të lumtur që po organizojmë një trajnim për të rinjtë rreth krijimit të mesazheve pozitive të pajtimit!

Ky trajnim kontribuon në perforcimin e pajtimit, krijimin e një hapësire në media, duke u përqëndruar në vlerat e përbashkëta dhe ndërtimin e besimit. Ndikimi kryesor është se komunitetet e ndryshme sensibilizohen ndaj vlerave të përbashkëta në Kosovë. Kontribuon gjithashtu që media dhe udhëheqësit lokalë të mbështesin raportimin objektiv nga një qasje me fokus të qytetarët. Në fund të fundit, kjo kontribuon drejt synimit të përgjithshem të aktivitetit "Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit" - të kemi një shoqëri në të cilën ka bashkëpunim proaktiv, ekzistencë paqësore të grupeve të ndryshme dhe vlera demokratike për të gjithë qytetarët.

Rreth trajnimit

Komunitetet shqiptare dhe serbe, veçanërisht të rinjtë, po përballen me mungesë të ndërveprimit, ose ndërveprimi nuk ekziston, për shkak të ndarjes së thellë të komuniteteve, si pasojë e ngjarjeve nga e kaluara. Gjithashtu, shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës nuk flasin të njëjtën gjuhë, gjë që është një sfidë shtesë në komunikimin e ndërsjellë, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj, duke mbledhur të rinjtë nga komunitetet serbe dhe shqiptare, ne ofrojmë platformën për ndërveprimin e tyre, duke kuptuar rëndësinë për gjenerimin e mesazheve pozitive. Për më tepër, tregimet për pajtim kanë nevojë për hapësirën e tyre në media dhe publik. Lajmet që gjenerohen për publikun në lidhje me komunitetet serbe dhe shqiptare, fatkeqësisht dominohen nga e titujt e bujshëm, historitë e këqija kanë përparësi. Kjo iniciativë do të kontribuojë në krijimin e hapësirës në media për tregime pozitive.

Më specifikisht, ky trajnim synon të:

  • demonstrojë mjete, mekanizma të gjenerimit të tregimeve pozitive në lidhje me pajtimin,
  • është përqendruar kryesisht tek të rinjtë dhe gratë nga rajoni i Mitrovicës të interesuar në ndarjen e tregimeve të tyre personale ose të të tjerëve që shpërfaqin bashkëpunimin në çfarëdo mënyre midis komuniteteve të ndara dhe që promovojnë pajtimin.
  • Të trajnuarit e rinj, serbë dhe shqiptarë së bashku, do të hulumtojnë dhe zhvillojnë tregimet e tyre pas trajnimit, dhe trainerja do të monitorojë dhe mentorojë ata, ndersa tregimet e tyre do të publikohen fillimisht në portalin KoSSev.

 

Së bashku me trajneren, Tanja Lazarevic (kryeredaktore e KoSSev) ne ramë dakord që KoSSev, si një ndër mediat më të ndjekura dhe e besuara në qytetin e Mitrovicës dhe rajonin e saj, por edhe në gjithë Kosovën, do të jetë e para që do të sigurojë hapësirë për të trajnuarit që të gjenerojnë tregime pozitive (hulumtim rreth shembujve pozitivë, bashkëpunim midis serbëve dhe shqiptarëve, etj.) Plani është që të përfshijmë media të tjera me ndikim në Kosovë, për të njëjtën arsye - sigurimi i hapësirës ​​për ndarjen e mesazheve pozitive.

Ky trajnim është pjesë e komponentit të Mediave në aktivitetin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit. Gjegjësisht, ne po planifikojmë posaçërisht për gazetarët dhe mediat që të ngrisin më tej kapacitetet për gjenerimin e tregimeve pozitive. Për më tepër, ne do të nënshkruajmë memorandume të mirëkuptimit për të siguruar bashkëpunimin.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD