THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM për të ndjekur kursin një semestër për “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale”


/uploads/logo-cbm.jpgPërmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik dhe Community Building Mitrovica (CBM) me përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë i ftojnë të gjithë studentët që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale”.

Të ftuar janë të gjithë studentët e interesuar dhe kursi do të zgjasë një semestër. Qëllimi i kursit është integrimi i Programit të drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimit të paqes në Arsimin e Lartë të Kosovës, kontribut i veçantë në paqe dhe pajtim.

Ky program do të mundësojë edukimin e studentëve në drejtësinë tranzicionale, si një nga mënyrat për të kontribuar drejt ndërtimit të paqes. Programi prezanton temën mbi mbështetjen për drejtësi tranzicionale dhe ndërtimin e paqes në arsimin e lartë.

Programi gjithashtu ndërton besimin dhe rrit njohurit e studentëve të Kosovës në përgjithësi dhe të të gjithë akterëve të tjerë të kësaj fushe duke përfshirë edhe minoritetet në temën: “Adresimi i së kaluarës dhe ndërtimi i paqes”.

Për më shumë informata shikoni në linkun


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD