THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM TE STUDENTEVE QE PUNOJNE


Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, Komiteti Norvegjez i Helsinkit dhe Community Building Mitrovica (CBM ) i fton të gjithë individët e interesuar që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut”, i cili do të zgjasë një semestër. 
Qëllimi i këtij kursi është që t’i rrisë njohuritë e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe të të gjithë individëve të interesuar në të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut , si dhe në ndërtimin e paqes , duke përfshirë këtu edhe studentët të cilët i kanë mbaruar studimet, punonjësit e arsimit, institucionet fetare, autoritetet lokale , OJQ-të, gazetarët dhe agjenci të ngjashme.

Si pjesë e programit ndërkombëtar
"Ndërto ura, jo mure: Roli i universiteteve në ndërtimin e paqes " ,
 Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në bashkëpunim me Komitetin Norvegjez të Helsinkit dhe Community Building Mitrovica ( CBM)


THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM 

për të ndjekur kursin një semestër për “Të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut”

Qëllimi i kursit është përvetësimi i diturisë në të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut dhe në zgjidhjen paqësore të konflikteve, zhvillimi i kulturës demokratike të bazuar në vlerat e lartpërmendura.

Rezultati i pritur është që pjesëmarrësit në këtë kurs:

 Do të fitojnë njohuri  më të thella në të kuptuarit ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, si dhe  në zgjidhjen paqësore të konflikteve;

 Do të jenë në gjendje të punojnë  në përmirësimin e të kuptuarit ndërkulturor dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës, komunitetit ndërkombëtar dhe të jetës së tyre;
   Do të fitojnë njohuri dhe aftësi që do t’u ndihmojnë që të marrin pjesë aktivisht dhe pozitivisht në jetën e një komuniteti shumëkulturor ;
   Do të fitojnë njohuri teorike në lidhje me natyrën e aspektit empirik dhe normativ në një komunitet multikulturor, si dhe me bashkëjetesën me njerëz që kanë vlera, zakone dhe tradita të ndryshme;   
 Do të fitojnë njohuri mbi konfliktet dhe zgjidhjen e konflikteve globale, në nivel kombëtar, lokal dhe individual dhe drejtësinë tranzicionale;
 Do të fitojnë aftësi në menaxhimin e konfliktit dhe do të jenë të gatshëm për zgjidhje paqësore të konflikteve; 
 Do të jenë kompetentë për t’i transferuar njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në ambientet e tyre  personale dhe profesionale.


Fushat të cilat do të mbulohen janë: 
Koncepti, përkufizimi dhe konteksti historik i të drejtave të njeriut;

Të drejtat e njeriut në perspektivën filozofike dhe kushtetuese;

Përmbajtja kryesore e të drejtave të njeriut;
 
Mbrojtja e të drejtave të njeriut nga ana e Avokatit të Popullit; 

 Mbrojtja kombëtare, rajonale dhe globale e të drejtave të njeriut;

 Monitorimi ndërkombëtar / mekanizmat për implementimin dhe të drejtat e njeriut;

 Konceptet e mirëkuptimit ndërkulturor;
 
Shpjegimi dhe diskutimi i termave kryesorë (kultura, identiteti individual dhe në grup, kombi, kombësia dhe nacionalizmi, grupet etnike, përkatësia etnike, ndarja, asimilimi, integrimi, pluralizmi, etnocentrizmi, paragjykimi, ksenofobia, shovinizmi kulturor, racizmi, toleranca dhe kështu me radhë);
  
 Toleranca si një faktor i domosdoshëm për mirëkuptim ndërkulturor;
   
 Zgjidhja paqësore e konflikteve;
 
 Koncepti dhe llojet e konflikteve (konflikti i bazuar në një nivel global, rajonal dhe lokal, konfliktet në nivelin individual);
   
 Media si një faktor paqeje dhe stabiliteti;

 Edukimi për mirëkuptim ndërkulturor, të drejtat e njeriut dhe zgjidhja paqësore e konflikteve.

    
Pas përfundimit të ligjëratave studentët do të shkruajnë një ese mbi një temë të përzgjedhur lidhur me njësitë tematike të përpunuara gjatë kursit. 

Të gjithë pjesëmarrësve, të cilët do t’i përmbushin detyrimet e tyre në këtë kurs, do t’u jepen certifikata nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit dhe Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" .

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar . Në këtë kurs do të marrin pjesë 25 pjesëmarrës , të zgjedhur në bazë të dëshmive të paraqitura nga aplikantët, ku kujdes i veçantë do të tregohet për pranimin e pjesëmarrësve me përfaqësim proporcional të të dy gjinive , si dhe të pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare . Ky kurs është pa pagesë.

Ky aktivitet është duke u implementuar nga Fakulteti Juridik i Universiteti të Prishtinës "Hasan Prishtina", partner i programit rajonal "Ndërto ura, jo mure: Roli i universiteteve në ndërtimin e paqes “. Projekti është iniciuar nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit ( NHC ) dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë . CBM është OJQ partnere në Kosovë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" .

Kursi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Afati i fundit për aplikim : e premte,  30 shtator 2013 , ora 16:00 .

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në e-mail adresën: labinot.hajdari@uni- pr.edu


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD