#RCT është duke e angazhuar sektorin privat për të kontribuar në pajtim
Përmes aktivitetit # RCT, një festival kafeje në urën kryesore në Mitrovicë do të organizohet në javën e parë të shtatorit. Ura kryesore de facto ende shërben si një pikë ndarjeje midis komuniteteve shqiptare dhe serbe në qytetin e Mitrovicës. Pavarësisht nga ndarja fizike, ka shumë gjëra të përbashkëta për të gjitha komunitetet, dhe njëra prej tyre është - pirja e kafesë.
Në atë frymë, # RCT do të organizojë një ngjarje për komunitetet, për të sjellë qytetarë nga të dy anët e qytetit në një vend, në urën kryesore të Mitrovicës, për të kaluar ditën me kafe, muzikë, art dhe biseda fqinje.
Ky festival hap një potencial të madh të angazhimit të sektorit privat nga të dy anët e qytetit të Mitrovicës, duke krijuar një hapësirë për fillimin e një komunikimi, për të paraqitur produktet e tyre, idetë e tyre të biznesit dhe më e rëndësishmja, bashkëpunimit të tyre të vazhdueshëm.
Përveç biznesit më të madh dhe të njohur në Mitrovicë siç janë Restorant “Ura”, pastiçeria “Ma Belle”, kafiteria “Forum”, ekipi i #RCT synoi të identifikojë dhe angazhojë bizneset e vogëla dhe sipërmarrësit e rinj. Për shembull, shoqata e grave "Sabor" ka qëllim që të fuqizoj gratë në jetën sociale dhe ekonomike, me theks të veçantë në pjesmarrjen e grave në sipërmarrëje. Festivali do të ketë hapësirë për gratë që zotërojnë biznes të vogël, të prezantohen me produktet e tyre para publikut, për të promovuar biznes dhe për t'u lidhur me kolegët e tyre të biznesit.
Një iniciativë tjetër e menjëhershme nga sipërmarrësi i ri Vladmir Simić është përfshirja e një aspekti bamirësie në festival. Gjegjësisht, Vladimir i cili zotëron një biznes të vogël të përpunimit të drurit do të prodhojë mbajtëse të çesave me dizajnin e festivalit dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi në jug dhe në veri të Mitrovicës.
#RCT tashmë ka filluar komunikimin me bizneset në Mitrovicën Veriore dhe Jugore për të diskutuar idetë rreth festivalit, angazhimit të tyre dhe mbështetjen e tyre. Të entuziazmuar për idenë e festivalit, pronarët e bizneseve e mirëpritën idenë e një ngjarje të tillë dhe janë të gatshëm të jenë pjesë e saj, dhe të gjithë bien dakord për një gjë - kjo ide duhet të bëhet një ngjarje vjetore dhe të rritet çdo vit.
Aktiviteti # RCT zbatohet në partneritet me @NSI and YIHRks dhe mbështetur nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD