Publikohet raporti i projektit ‘’ Çështjet tona’’


Si pjesë e projektit ‘’Çështjet tona’’ i cili synon që të rrisë pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimarrjes përmes debateve publike dhe aktiviteteve të ndryshme në rrugë, Community Building Mitrovica organizoi tryezë të rrumbullakët ku u publikua raporti me të gjetura dhe rekomandimet e 13 organizatave joqeveritare që kanë qenë pjesë e këtij projekti dhe kanë adresuar cështje të ndryshme në interes të qytetarëve që jetojnë në Jug dhe Veri të Mitrovicës. Të pranishëm në këtë event ishin: Kryetari i Mitrovicës së Jugut Zt.Agim Bahtiri, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zt.Nasuf Aliu, Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës Zt.Egzon Jashari, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, medias, KFOR-it, OSCE-es, etj.

Znj.Florentina Hajdari Hajra, pjesë e programit pëe qeverisje të mire në kuadër të CBM-it informoi të pranishëmt se dy të gjeturat kryesore të këtij raporti janë: nevoja për rritjen e pjesëmarrjes publike në planifikimin vjetor të buxhetit dhe  poashtu nevoja për vazhdimin e këtij projekti i cili ka shërbyer si platform mjaft productive në adresimin e problemeve të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës.

Zt.Agim Bahtiri Kryetar i Komunës së Mitrovicës të Jugut i mirëpriti të gjitha rekomandimet e publikimit dhe poashtu u zotua që do të punojë mbi cështjet e ngritura. Në fjalën e tij Zt.Bahtiri poashtu përmendi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucionit që ai udhëheq dhe shoqërisë civile me c’rast ftoi për kooperim edhe më të ngushtë sidomos sa i përket dialogut dhe paqes ndërjmet të gjithe komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zt.Nasuf Aliu informoi pjesëmarrësit se vetëm gjatë vitit 2015 Komuna e Mitrovicë së Jugut ka lidhur pesë memorandume të mirëkuptimit me organizata të ndryshme joqeveritare të cilat janë materializuar edhe në praktikë, e si shembull për këtë është dhe bashkëpunimi mjaft produktiv me Community Building Mitrovica.

Danijela Tomasovic nga OJQ ‘’ACDC’’ dhe  Erzen Isufi nga OJQ ‘’Lëvizja Koha’’, dy nga 13 organizatat që kanë pjesë e projektit ‘’Cështjet tona’’ prezantuan mini-projektet të cilat i kanë implementuar këto dy organizata respektive.OJQ ‘’ACDC’’ ka adresuar  problemin e konsumit të alkoolit nga ana të rinjëve në trafik dhe me aksionet që i ka realizuar ka pasur si synim që të promovojë bashkëpunimin me Policinë dhe organet tjera përgjegjëse në mënyrë që t’i reduktojnë efektet negative të kësaj çështjeje. Lëvizja Koha ka organizuar disa aktivitete që kanë pasur si target mungesën e toaleteve publike dhe implementimin e ligjit kundër duhanit.

Kontribut në këtë tryezë të rrumbullakët dhanë dhe përfaqësuesit tjerë të organizatave që kanë pjesë e këtij projekti, dhe të cilat me anë të aktiviteteve të ndryshme të cilat i kanë realizuar kanë vënë në dukje problemet dhe sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës.

‘’Our matters’’ implementohet nga Community Building Mitrovica, dhe mbështetet nga PAX for PEACE.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD