Studentët e Universitetit të Hong Kong-ut të interesuar në punën e CBM-it
Community Building sot Mitrovica priti një grup studentësh nga dega e Universiteti së Hong Kong-ut (WUSHKUB) që është pjesë e Shërbimit Botëror Universitar (WUS), një OJQ ndërkombëtare e pranishme në mbi 40 vende, me më shumë se pesëdhjetë degë në të gjithë botën. Shërbimi Botëror Universitar ka qëllim promovimin e paqes dhe dhënien e kontributit për zhvillimin e botës.
Arsyeja e kësaj vizite ishte për të marrë më shumë informacion në lidhje me situatën politike dhe sociale dhe për punën e CBM në një qytet të ndarë siç është Mitrovica. Drejtoresha e Community Building Mitrovica Afërdita Sylaj prezantoi punën, sfidat kryesore me të cilat CBM ështe ballafaquar që nga krijimi e deri më tash dhe projektet që janë duke u implementuar. Studentët gjithashtu prezantuan degën e tyre universitare dhe dhanë një paraqitje të shkurtër të drejtave të pakicave dhe grave në Hong Kong. Gjatë këtij takimi u soll në vëmendje ngjashmëria e këtyre dy organizatave respektive CBM dhe WUS në disa nga objektivat e tyre të cilat janë: të drejtat e njeriut dhe mundësi të barabarta.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD