Ajri që thithim nuk njeh përkatësi etnike
Sfidat kryesore në Kosovë përqendrohen në mosbesimin që ekziston midis shumicës etnike shqiptare dhe pakicës etnikë serbe në Kosovë, që janë rrjedhojë e çështjeve të pa adresuara nga e kaluara, manipulimeve të shpeshta politike dhe ndarjes de facto midis komuniteteve. Ndarja ekziston në disa nivele, të tilla si fizike (komunitetet jetojnë pranë njëri-tjetrit, shumica rrallë përfshihen kanë ndonjë shkëmbim), kulturore (mos-njohja e gjuhëve dhe kulturave të njëri-tjetrit), fetare (islami, krishterë ortodokse dhe krishterë katolike), në bazë të perceptimit (interpretimi i ndryshëm i historisë). Prandaj, duhet të ketë një përpjekje të unifikuar nga të dy palët, në nivelin individual, kolektiv dhe në nivel të politikave, në mënyrë që të fillojë përmirësimi i marrëdhënieve shoqërore, kulturore dhe ekonomike midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Përmes aktivitetit "Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit", Community Building Mitrovica (CBM), New Social Initiative (NSI) and Youth Initiative for Human Rights-Kosovo (YIHR KS) do të aplikojnë qasjen "Njerëzit për Njerëzit" (P2P), duke identifikuar, inkurajuar dhe lehtësuar veprimet e përbashkëta të qytetarët në Kosovë, në mënyrë që të promovojnë bashkëjetesën paqësore, bashkëpunimin aktiv dhe ekspozimin e vlerave demokratike.
Një nga mënyrat për ta arritur atë është krijimi i një hapësire të sigurt për njerëzit nga të gjitha komunitetet për të ndarë lirisht idetë rreth çështjeve të përbashkëta, por më e rëndësishmja për të përmirësuar bashkërisht jetën e përditshme, e kjo bëhet përmes grupit jo-formal të qytetarëve apo Rrethit të Kohezionit.
Rrethi i Kohezionit është një grup jo-formal me 25 qytetarë, por i hapur për anëtarë të rinj, me prejardhje të ndryshme, si etnike dhe profesionale, për nisjen e ngjarjeve dhe aktiviteteve më qëllim të ndikimit pozitiv në komunitet.
Një nga ngjarjet e para "Save the Planet" (Ruaje Planetin) është shënimi i Ditës së Tokës, një çështje e urgjente që prek tërë Kosovën. Punëtoria për planifikimin e ngjarjes u mbajt dhe anëtarët dhanë kontributin e tyre mbi veprimet konkrete që mund të ndërmerren.
Si do ta bëjmë?
• Rritja e ndërgjegjësimit, veçanërisht tek të rinjtë, organizimi i punëtorive për të shfaqur metodat alternative të zvogëlimit të përdorimit të materialeve të dëmshme për mjedisin, duke përdorur çanta në vend të qesëve plastike, duke përdorur shishe që mund të ri-përdoren (Marija Jaqimoviq, anëtare e rrethit të kohezionit) dhe organizimi i një aksion rrugor me të rinjtë për të promovuar këtë kauzë
• Organizimi i një ngjarje paqësore e cila do të sjellë vëmendje tek kauza - një koncert, një vozitje me biçikleta si alternativë ndaj makinave (Nora Prekazi, anëtare e rrethit të kohezionit)
• Mbjellja e pemëve - do të dhurohen nga 12 pemë në shtatë komuna të rajonit të Mitrovicës, dhe do te mbillen simolikisht nga një grup i përzier i anëtarëve të rrethit të kohezionit. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që anëtarët të vizitojnë komunat e tyre fqinje dhe të lidhen me njerëzit për bashkëpunim të mëtejshëm
Aktiviteti “Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit” implementohet nga CBM, në partneritet me YIHR KS dhe NSI, dhe mbështetet nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD